Connect with us

Basha: Kuvendi u kthye në vulën e narko-trafikantëve Rama-Tahiri, qeveria de fakto e vdekur

Kuriozitete

Basha: Kuvendi u kthye në vulën e narko-trafikantëve Rama-Tahiri, qeveria de fakto e vdekur

Basha: Kuvendi u kthye në vulën e narko-trafikantëve Rama-Tahiri, qeveria de fakto e vdekur

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë së Edi Ramës, pasi mbrojti Saimir Tahirin nga arrestimi për akuzat e ngritura ndaj tij, si trafik droge dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë.

“Të gjitha legjislaturat e mëparshme kanë respektuar faktin se pushtet janë të ndara dhe detyra e parlamentit është t’i hapë rrugë drejtësisë. 28 deputetëve Kuvendi i Shqipërisë i ka hequr mandatin. Detyra e parlamentit është vetëm ti hapë rrugë drejtësisë, deri më sot. Rama e Tahiri kanë dy standarde për drejtësinë, një për vete e një për qytetarët e thjeshtë. Zaganin e mbajtën tre ditë për shpërdorim detyre. Zagani ndodhet sot jashtë Shqipërisë për shkak të persekutimit politik nga njerëzit e pushtetit.”, tha Basha.

Më tej Basha deklaroi se “kjo qeveri ka rënë, de fakto dhe është e vdekur dhe orët e narkoshtetit kanë filluar të trokasin mbrapsht. Sot me këtë votë mbrojtët veten tuaj, keni ndërruar trëndafilin me lulen e hashashit”.

Kreu i demokratëve duke i numëruar më pas me radhë emrat e të ndjerëve që bënë vetëvrasje pasi përfunduan në gjykata e burgje nga masat drastike të shtetit të Ramës, ka denoncuar atë që i kanë thënë dy miqtë e tij të huaj teksa darkonin në një nga lokalet me luksoze të Tiranës.

“Atë ditë kur deputetët socialistë votuan për mbrojtjen e Tahirit, dy miqtë e mi të huaj darkuan në një nga lokalet më luksoze të Tiranës.

Për çudinë e tyre, por jo të timen, dy tavolina të vetme të zënë të lokalit kishin në krye socialistë, njëri pinte puro të shtrenjta kubane dhe konjak të shtrenjtë, dhe tjetri me verë që kushton me shtrenjtë se rroga minimale. Dy deputetë rrogtarë që nuk e kishin parë këtë luks, sot jetojnë si sheikë, kjo është e vërteta e shtetit tënd” tha ai, duke iu drejtuar Ramës./b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top