Connect with us

Basha: Politika e Ramës krimi dhe droga, beteja jonë vënia para drejtësisë e Tahirit

Kuriozitete

Basha: Politika e Ramës krimi dhe droga, beteja jonë vënia para drejtësisë e Tahirit

Basha: Politika e Ramës krimi dhe droga, beteja jonë vënia para drejtësisë e Tahirit

Kryetari i partisë Demokratike ka reaguar pas komenteve të kryeministrit Rama lidhur me projektbuxhetin e vitit 2018 ku u shpreh se donim debat me përgjegjësi nga opozita, pasi politika e tij është puna, jo sherri.

Basha përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook i është përgjigjur kryeministrit duke u shprehur se “politika e Edi Ramës është krimi dhe droga”.

“Është politika e tij që ka çuar 30 mijë biznese drejt falimentimit, mbylljes së mijëra vendeve të punës, rritjen e çmimeve dhe zhytjen e shqiptarëve në varfëri.

Politika e Ramës bëri që 30% e familjeve shqiptare nuk sigurojnë dot bukën e fëmijëve, 39% e shqiptarëve nuk paguajnë dot faturën e dritave dhe ujit, 43% e familjeve nuk sigurojnë dot ngrohjen për fëmijët”, u shpreh Basha.

Më tej kreu i PD-së deklaroi se beteja më jetike sot e opozitës është ajo për dekriminalizimin e shtetit, për vënien para drejtësisë të Sajmir Tahirit.

“Beteja jonë për dekriminalizimin e shtetit, për vënien para drejtësisë të Sajmir Tahirit si mbështetësi dhe përfituesi i trafikut të drogës është sot beteja më jetike për shqiptarët. Sepse krimi ka kapur shtetin, varfëria dhe mjerimi ka pushtuar anembanëë vendin, papunësia dhe pamundësia po shtyn drejt emigrimit mijëra të rinj e intelektualë.

Opozita është në krahun e njerëzve. Rama dhe qeveria e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi; janë problemi dhe jo zgjidhja”, përfundon Basha. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top