Connect with us

Basha: Shteti i Ramës i zhytur në krim, kryeministri bën gati gijotinën për të varfrit

Kuriozitete

Basha: Shteti i Ramës i zhytur në krim, kryeministri bën gati gijotinën për të varfrit

Basha: Shteti i Ramës i zhytur në krim, kryeministri bën gati gijotinën për të varfrit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për çështjen “Tahiri”. Kreu i opozitës përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook theksoi se shteti është në funksion të trafikantëve që mbron ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

“Se cili është shteti i Edi Ramës, u pa qartë çdo ditë këto 4 vite, dhe e provuan në kurriz shumica e shqiptarëve. Sot shteti i tij i krimit është shpalosur dhe në mijëra faqe të drejtësisë italiane. Një shtet që funksionon i gjithi në shërbim të trafikantëve. Një shtet ku ministri i brendshëm është shefi i madh i bandës. Një shteti ku Rama vetë i bëhet pengesë drejtësisë duke e mbrojtur Tahirin teksa bën gati gijotinën për të varfrit që s’kanë mundësi të paguajnë ujin”, shkruan Basha.

Më tej kreu i opozitës shprehet se Rama është i vetmi kryeministër që alternativë për qytetaret ka dhunën, presionin dhe burgun, ndërsa mbrojtjen, kujdesin dhe lehtësitë i ka për trafikantët me të cilët fiton dhe ndan pushtetin.

“Një kryeministër i përgjegjshëm s'do gjente qetësi derisa të krijonte mundësi për qytetarët e tij që s'paguajnë dot faturën e ujit. Ndërsa Rama i kërcënon me burg ata që nuk sigurojnë dot as bukën e gojës. Sigurisht që për ata që janë abuzuesit më të mëdhenj nuk do ketë asnjë problem, siç ndodhi me aksionin famëkeq të energjisë ku u shtynë drejt vetëvrasjes 12 kryefamiljarë, ndërsa oligarkët e lidhur me qeverinë vazhduan abuzime marranendëse me faturën e energjisë”, shton Basha.

Sipas tij “Një kryeministër i përgjegjshëm do orientonte investimet që hapin vende pune, do ulte taksat për biznesin, do rriste pagesën për familjet në ndihmë ekonomike dhe përmes buxhetit të shtetit, do merrte përsipër faturën e energjisë dhe ujit për familjet në pamundësi ekonomike. Dhe ky do ishte shteti për qytetarët, për hallet e përditshme të njerëzve. Por shteti i Edi Ramës është i gjithi në shërbim të tij dhe të kriminelëve të tij, ai i shkel me këmbë qytetarët, atij nuk i duhen qytetarët. Shteti i Ramës është i zhytur në krim dhe i kapur nga krimi”.​ /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top