Connect with us

Beratasi “don zhuan” me 4 gra i bën gjëmës të shoqes, i prezanton dashnoren sapo kthehet nga prindërit

Kuriozitete

Beratasi “don zhuan” me 4 gra i bën gjëmës të shoqes, i prezanton dashnoren sapo kthehet nga prindërit

Në fshatin Drenovicë të ‘Urës Vajgurore” ka ndodhur një histori e pazakontë. Një 30-vjeçare me iniciale T. Rama ka rrëfyer të gjithë ngjarjen që i ndodhi me të shoqin dhe dashnoren e tij.

Ajo kishte shkuar tek prindërit e saj në Dibër për të festuar një gëzim familjar dhe kur ishte kthyer në shtëpi kishte gjetur bashkëshortin e saj me një grua tjetër.

30-vjeçarja ishte përballur me dashnoren e burrit të tij dhe më pas kishte pyetur vjehrrën për këtë ngjarje tronditëse.

Ajo i kishte thënë të mos fliste e të mos e pyeste më.

Dibrania ka marrë vesh më pas se vajza ishte sjellë në shtëpi nga bashkëshorti i saj Reli dhe ai e kishte prezantuar tek mamaja e tij, si nusen e tij të ardhshme.

T.Rama dhe Reli. H ishin njohur me shkuesi dhe kishin 5 vite që jetonin sëbashku të pacelebruar. Ata jetonin sëbashku me djalin 5-vjeçar që Reli kishte nga martesa e tij e dytë dhe djalin e tyre 3 vjeç e gjysmë.

31-vjeçari ishte dashuruar me vajzën nga Berati të quajtur Anduela. R që kishte sjellë në shtëpi, në kohën kur kishte qenë emigrant në Greqi.

Ai i kishte kërkuar T.Ramës të largohej nga banesa pasi do lidhje jetën me Anduelën, si zgjedhja e tij më e re.

Dibrania ka bërë kallëzim në polici shumë e tronditur nga ngjarja dhe iu lëshua një urdhër mbrojtje pasi bashkëjetuesi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Reli kishte pasur 3 lidhje të tjera më parë, ku me të dytën ishte celebruar në martesë dhe kishte 2 fëmijë, njërin prej të cilëve e kishte marrë të jetonte me të.

Policia mori masa për veprën penale “Dhunë në marrëdhëniet familjare”.

HISTORIA

Në historinë e sjellë nga GSH, mësohet se me të fejuarën e parë Reli. H ishte ndarë, pasi nëna e vajzës nuk e kishte lejuar që H. të mos e dërgonte atë në shkollë. Ndërsa me gruan e dytë, me të cilën ka dy fëmijë, është divorcuar pasi sipas tij nuk kishin përputhje karakteresh. Duket se po për të njëjtën arsye, 31-vjeçari është duke u ndarë edhe me bashkëjetuesen e tretë, 30-vjeçaren me origjinë nga Dibra.

7 muaj më parë, Reli H. kishte shkuar për të punuar në Greqi dhe pasi ishte kthyer në banesën e tij, pretendonte se i kishte kërkuar nënës së fëmijës së tij që të largohej nga banesa, pasi lidhja e tyre nuk funksiononte dhe se kishte gjetur dikë tjetër në Greqi, të cilën ai e quante “dashuri të vërtetë”.

DËSHMITË

30-vjeçarja ka treguar para uniformave blu se nuk do që të ndahet nga bashkëjetuesi i saj, për shkak se nuk do që i biri të rritet pa babain pranë. Për këtë arsye, e reja nuk u ka treguar asgjë prindërve të saj dhe se në asnjë moment nuk është larguar nga banesa e 31-vjeçarit.

Ajo ka rrëfyer më tej, se ka 5 vite që jeton me Relin, por nuk kishte bërë celebrim për shkak se ai nuk kishte mbaruar ende procedurat e divorcit të parë (të cilin e ka mbyllur vitin e shkuar).

T.Rama ka shpjeguar se kishte shkuar te prindërit e saj për një gëzim familjar dhe kur ishte kthyer në fshatin Drenovicë të Urës Vajgurore, kishte parë se në banesë ndodhej një grua e panjohur.

Pasi i ka treguar se kush ishte, ka pyetur vjehrrën se kush ishte kjo femër, ndërsa ajo i ka thënë se duhej të pushonte dhe të mos e pyeste më. Më vonë ka marrë vesh se vajza që ndodhej në banesë ishte sjellë nga Reli dhe e kishte prezantuar si gruan e tij të ardhshme. Ndërkaq, Reli H. ka shpjeguar se gjatë kohës që ka qenë emigrant në Greqi, në një lokal ishte njohur me Anduela R., e cila kishte qenë me pushime, dhe prej 4 muajsh kishin jetuar bashkë.

Ai ka pohuar se:

Me T. nuk kam pasur asnjëherë marrëdhënie të mira, pasi nuk ndjej për të. Kur jam kthyer nga Greqia, i kam thënë se kam një person tjetër dhe duhej të ndaheshim pasi nuk kemi përputhje karakteri”.

Nga ana tjetër, Anduela R. ka treguar se ishte njohur me Relin 4 muaj më parë dhe se ai i kishte thënë se bashkëjetonte në Shqipëri me një vajzë që nuk e donte dhe se që nga ai moment do të jetonin së bashku.

Anduela ka rrëfyer se nga Greqia ishte kthyer më datë 26 shtator dhe se Reli kishte dalë ta priste. Ai e kishte marrë me vete në shtëpinë e tij dhe e kishte prezantuar me prindërit, duke u thënë se do të ishte gruaja e tij e ardhshme.

Reli më tha se ishte ndarë nga bashkëjetuesja”.

Që prej datës 27 shtator, ajo së bashku me 31-vjeçarin janë larguar nga banesa e këtij të fundit dhe kanë shkuar në fshatin Moravë, ku jeton familja e saj.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top