Connect with us

Berisha denoncon aferën 220 milionë euroshe, tregon emrin se kush fshihet pas saj

Kuriozitete

Berisha denoncon aferën 220 milionë euroshe, tregon emrin se kush fshihet pas saj

Berisha denoncon aferën 220 milionë euroshe, tregon emrin se kush fshihet pas saj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat ndaj qeverisë edhe këtë të hënë në sallën e Kuvendit, duke bërë një tjetër denoncim të asaj që ai e quajti një skandal prej 200 milionë eurosh.

Teksa ka treguar dokumentet në sallë, Berisha denoncoi një aferë të madhe korruptive , që sipas shkon deri në 220 mln euro.

“Sot do të paraqes para jush një nga rastet më flagrante, të vjedhjes së 220 mln eurove të vërtetuara. Ju bëj thirrje juve deputetëve socialistë, t’i marrë këto dokumeta dhe të thotë se cilën fjalë mund të justfikojnë,” tha Berisha.

Më pas deputeti demokrat tregoi më konkretisht aferën, duke përmendur edhe emrin e personit që ka fituar nga kjo

“Afera është më plehrë se çdo plehrë e Shqipërisë, në vitin 2015, një kompani ofrohet të ndërtojë djegësin e Elbasanit, me kundërshtim me çdo ligj, kjo qeveri brenda një dite, bëri 9 veprime dhe ja jep tenderit një famozi Klodian Zoto. Ky zotëri në 2016-n e shet koncesionin me 16 mln euro një italiani dhe fut në xhep me një të rënë të lapsit 7 mln euro nga paratë e qytetarëve shqiptarë. Këta vjedhin si ujqër të tërbuar, po ku ngopen ata,”tha Berisha.

Në seancën parlamentare të ditës së sotme diskutohet projektrezoluta “për dënimin e fenomenit të dhunës në familje dhe marrjen e masave urgjente për evidentimin e situatës dhe gjetjen e mekanizmave efikas ligjor për parandalimin e këtij fenomeni”. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top