Connect with us

Bjordi “sulmohet” nga komentuesit pas fjalëve për Adelën, reagon ashpër: Jeni fëlliqësira

Kuriozitete

Bjordi “sulmohet” nga komentuesit pas fjalëve për Adelën, reagon ashpër: Jeni fëlliqësira

Bjordi “sulmohet” nga komentuesit pas fjalëve për Adelën, reagon ashpër: Jeni fëlliqësira

Mëngjesin e ditës së dielë Adelajda Xhamani u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme si pasojë e një ataku kardiak, ndërkohë që gjendej e vetme në shtëpinë e saj në Tiranë. Ndonëse i kishte telefonuar një mikeshe për ti ardhur në ndihmë sërish ajo nuk ja doli dot të mbijetonte ndaj sulmit në zemër.

Mjaft i tronditur për humbjen e saj ish i dashuri i saj Bjordi gjatë mbrëmjes së djeshme i ka dedikuar disa fjalë mjaft prekëse, por mesa duket jo të gjithë komentuesit e kanë mbështetur. Disa prej tyre janë shprehur se nëse nuk do ta linte Adelën vetëm diçka e tillë nuk do të kishte ndodhur. Por Bjordi i është përgjigjur me një tjetër status “sulmeve” të tyre duke i cilësuar edhe si “fëlliqësira të ndyra”.

Postimi i plotë i Bjordit:

Shkruaj këto fjale tani sepse e di qe nesër do qetësohem dhe do vazhdoj t’ju injoroj siç ju kam injoruar gjithmonë. Por sot jo, sot dua t’ju shfrytëzoj për të shkarkuar sa do pak nervat dhe dhimbjen që kam brenda. Të bëheni dhe ju të dobishëm një herë në jetë. Ju, që mbushni boshllëkun e jetës tuaj me fatkeqësitë dhe gëzimet e njerëzve që as nuk njihni dhe as nuk kuptoni dot. Juve dua t’ju them që urrej çdo gjë që përfaqësoni: injorancë , ligësi, boshllëk. Ju jeni e keqja më e madhe e këtij vendi. Ju që vendosni nëse është e drejtë të qajmë një njeri të dashur ose jo.

Ju, analfabeta funksional që gjykoni kur është vonë dhe kur është herët për të kërkuar falje. Ju që e mendoni veten juri, gjykatës dhe xhelat. Ju qe nuk njihni dashuri por vetëm urrejtje. Ju më shkaktoni vetëm neveri. Jeni fëlliqësira me e ndyrë që mund të jetoj në një shoqëri civile. Jeni pa vend, jeni pa shpresë dhe jeni të kalbur. Mendoni se mendimi juaj i cekët dhe i ligë është i vlefshëm, por nuk i duhet askujt. Flisni vetëm sepse keni mundësi ta bëni, por nuk kam nevojë për ju. As Për like-t tuaja ose për follow-in tuaj. Asnjeri s’ka nevojë për ju. Do thoja që jeni për të ardhur keq, por e vërteta është që për të ardhur keq është toka e shkretë që ka taksiratin t’ju mbaj gjallë me oksigjen falas.

Ju kanceri i kësaj bote nuk meritoni as mallkim, sepse të mallkuar keni lindur. Por gjëja më e trishtë është që gjithsesi nuk do kuptoni dot këto fjalë që po lexoni sepse jeni të vonuar dhe truri juaj i nën zhvilluar nuk ju lejon të bëni një analizë të saktë. Por siç thashë më sipër, sot ju shfrytëzova unë, sepse kisha nevojë për ju. Dhe pse nuk do sjelli asnjë ndryshim në jetën tuaj mizore dhe as tek e imja, të paktën sot shkarkova pak nga inati që kam më padrejtësinë e botës në këtë ditë e zezë për mua. Tani tërhiqni like-un tuaj mbrapshtë dhe vazhdoni të parazitoni në të vetmen botë ku ndjeheni të rëndësishëm, ajo virtuale. Me mosrespektin maksimal. Sinqerisht, Bjordi. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top