Connect with us

Blerina Bombaj: Shmangini patjetër këto ushqime nëse merrni hollues gjaku

Shëndetësi

Blerina Bombaj: Shmangini patjetër këto ushqime nëse merrni hollues gjaku

Problemet me qarkullimin e gjakut, trashjen apo hollimin e tij lidhen drejtpërdrejt me kequshqyerjen. Shumë njerëz marrin trajtime për hollimin e gjakut. Por, që ta shmangni këtë problem, duhet patjetër të evitojni disa produkte që e shkaktojnë atë.

Më poshtë keni edhe listën e ushqimeve të rekomanduara nga dietologia Blerina Bombaj nga të cilat duhet të hiqni dorë nëse jeni duke ndjekur një trajtim me hollues gjaku. Gjatë një trajtimi me hollues gjaku (ëarfarine, coumadine), duhet bëre kujdes i veçantë me ushqimet që përmbajnë vitaminë K me shumicë, pasi kjo e fundit, mund të pengojë veprimtarinë e tyre.

Ushqime që përmbajnë sasi të mëdha të vitaminës K janë:
Spinaq
Lakër jeshile
Pazi
Qepë e njome
Majdanoz
Lakër Brukseli
Brokoli
Lakër
Asparag (shparguj)

Ushqimet që përmbajnë më pak vitaminë K janë:
Domatet
Specat
Karotat
Lulelakra
Kungulli
Patatet
Sallata jeshile – iceberg

Ushqime të tjera që duhet të evitoni nëse merrni hollues gjaku
Alkoli: eliminojeni ose konsumojeni rrallë dhe në doza të vogla
Lëngu i qitros: është mirë të evitohet
Çaji jeshil: konkuron me varfarinën kështu që duhet evituar
Lëngu i thanave: mund të rrise rrezikun për hemoragji

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top