Connect with us

Burri arratiset nga shtëpia, nuk pranoi të ndante me të fejuarën lotarinë

Kuriozitete

Burri arratiset nga shtëpia, nuk pranoi të ndante me të fejuarën lotarinë

Burri arratiset nga shtëpia, nuk pranoi të ndante me të fejuarën lotarinë

Maurice Thibeault dhe Denise Robertson janë çifti kanadez, i cili kishte blerë një biletë të lotarisë së bashku, duke vendosur që nëse ata fitojnë, do ta ndajnë çmimin në gjysmë.

Pas lotarisë, gruaja telefonon të dashurin e saj për ta pyetur nëse kishin fituar dhe ai i përgjigjet se jo. Pas kësaj, burri zhduket.

Në fakt bëhet fjalë për një shumë prej 5 milionë euro, ku burri nuk kishte ndërmend që ta ndante çmimin dhe për pasojë u zhduk.

Gruaja menjëherë bllokoi tërheqjen e lekëve nga ana e tij dhe iu drejtua avokatëve për të marrë pjesën e saj. Ata jetonin bashkë që prej vitit 2015.

“Kur bëj një analizë të situatës, duhet të shqetësohesha kur e pashë atë duke mbushur çantat me rrobat e tij një natë përpara se të arratisej nga shtëpia. Duhet ta mendoja se ai po shkonte larg”, tha gruaja që tashmë i është drejtuar gjykatës.

Tani, Denise ka paraqitur një urdhër të gjykatës për të ndaluar Maurice që të përfitojë fitimet, gjysma prej të cilave i përkasin asaj.

"Unë jam shumë e pikëlluar dhe e zhgënjyer nga ajo që ka ndodhur këtu," tha zonja Robertson në një deklaratë të firmës së saj ligjore.

"Kjo mund të ketë qenë një kohë shumë e lumtur dhe emocionuese për ne, në çift, dhe nuk e kisha menduar se ai mund të bënte gjëra të tilla që as e kisha shkuar ndonjëherë në mend se mund të më bënte”, shtoi ajo. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top