Connect with us

Burri im nuk e di që vajza e tij 4 vjeçare është në të vërtetë vajza e dashnorit tim

Kuriozitete

Burri im nuk e di që vajza e tij 4 vjeçare është në të vërtetë vajza e dashnorit tim

Jam 37 vjeç kurse burri im 51. Vazhdimisht ai më gënjen kur e pyes se ku ishte dhe më lë pas dorë në shumë situata. Lekët për të shkuar nëpër pube i gjen përherë kurse për fëmijët tanë nuk ka. Me të kam dy fëmijë më të mëdhenj, një vajzë 11 vjeç, njw djalë 9 vjeç. Ai nuk ka kohë asnjëherë për fëmijët dhe i sheh ata përherë si pengesë.

Kemi më shumë se një vit që nuk kemi bërë seks dhe atij as nuk i intereson se ku shkoj apo ça bëj deri në momentin që e do bukën përpara në orar. Të dashurin tim e takova 5 vite më parë kur nisa të punoja part – time në një dyqan makinash pasi vajza e madhe nisi shkollën. Punoja te recepsioni kurse ai tek ekipi i punës dhe ende punon aty – është 39 vjeç, i divorcuar.

Një mëngjes në punë më përqafoi, pasi isha mërzitur për diçka që më kishte thënë im shoq. Përqafimet kaluan në puthje dhe e gjitha kjo u bë shumë serioze. Tregoheshim të kujdesshëm në punë por gjenim mundësinë që një herë në javë të qëndronim tek apartamenti i tij, kur bashkëshorti im ishte nëpër pub-e, unë merrja një baby sitter për fëmijët.

Kjo ishte koha që kalonim bashkë dhe kështu ndodhi që ngela shtatzënë me vajzën time më të vogël. Shoh fytyrën e të dashurit tim tek ajo, por asnjë nga të dy nuk ka pyetur nëse është apo jo vajza e bashkëshortit tim dhe as unë nuk kam treguar gjë. Ndonjëherë i marrë fëmijët dhe i nxjerr shëtitje me të dashurin. Ai shkon mirë me ta dhe argëtohemi së bashku.

Dua ta lë bashkëshortin për atë. Ai më thotë se do që të jetë me mua por ndihem e pasigurt që të ndahem nga burri. A duhet të nis një jetë të re me të dashurin? Apo duhet të rri me burrin për hir të fëmijëve dhe të dashurin ta mbaj për seks dhe pasion?

Përgjigje: Me burrin nuk duket se ke ndonjë siguri të madhe. Ai ka kohë që të ka lënë pas dore dhe do vazhdoj të të lërë. Për çfarë duhet të qëndrosh me të? I dashuri të thotë se do që të jetë me ty por ti akoma ndihesh e pasigurt. Mos ka ardhur koha që ti tregosh të vërtëtën për vajzën e vogël?

Nëse ai mund të ketë dyshime për t’u kujdesur për fëmijët e dikujt tjetër, po mësoi që është babai i vërtetë i vajzës së vogël, kjo do ndryshonte çdo gjë. Fëmijët, në mënyrë instiktive i kuptojnë emocionet e vërteta mbi marrëdhëniet që krijohen. Nuk është e shëndetshme për fëmijët e tu që të jetojnë me një baba që tregon kaq pak interes për ta – ose për ty. Tregohu e hapur me të dashurin. Ai meriton ta dijë të vërtetën, po ashtu edhe vajza jote.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top