Connect with us

“Burrin tënd e kam rritur unë, mos guxo…”, fjalët e kësaj vjehrre ndaj nuses po bëjnë xhiron e botës

Kuriozitete

“Burrin tënd e kam rritur unë, mos guxo…”, fjalët e kësaj vjehrre ndaj nuses po bëjnë xhiron e botës

Në internet po qarkullon një letër që vjehrra i ka nisur nuses së djalit të saj pak ditë para dasmës së tyre, një letër sa emotive aq edhe objektive që i thotë të gjitha sa i takon këtij raporti. Letra nis me një përshëndetje formale dhe mbaron me fjalë të ngrohta, megjithatë nuk dihet se kush është autorja e kësaj letre por duket një vjehrrë mjaft e zgjuar.
Letra e plotë:
Përshëndetje e dashur,
E ke bezdi të të them e dashur? Pas të gjithave, ti je gati për të hyrë në familjen tonë, do jesh pjesë e jona dhe do kesh të bësh shumë me mua. Për këtë po të shkruaj një letër duke të shprehur të gjithë respektin, dashurinë dhe interesin dhe jam e gatshme të të gjendem pranë në çdo moment. Nuk me ke kërkuar deri tani asnjë këshillë, mbase nuk ke nevojë, por ka disa gjëra që dua të të them. Para se të rrokullisësh sytë dhe të injorosh fjalët që kam shkruar, të lutem, merri në konsideratë.
Jam unë ajo që e kam rritur burrin tënd dhe e njoh shumë mirë, jam ende e martuar me babanë e tij, kështu që dua të dish se kam përvojë në këtë gjë. Jam shumë e lumtur për ju të dy dhe jam e bindur se martesa do të jetë sukses i plotë.
Unë nuk kam asnjë qëllim tjetër veçse të lumturoj djalin dhe të sjell stabilitet në shtëpi për nipërit dhe mbesat që do të kem.
Ka disa parime themelore që dua të t’i them dhe mos u çmend me to. Nuk është i bukur, nganjëherë djali im është manipulator, por ai ra në dashuri me ty. Ai dëshiron të kalojë pjesën tjetër të jetës me ty. Të lutem, mundohu ta bësh të lumtur e të mos mërzitësh djalin. Burrat thjesht duan vëmendje dhe kujdes të veçantë dhe nëse arrin t’i bësh mirë këto, do kesh një martesë të qetë. Ai ka jetuar me mua, babanë dhe motrën e tij prej shumë vitesh dhe mund të them që është paksa nevrik. Në raste të tilla ti vetëm ruaj qetësinë dhe injoroje. Ti do mendosh se unë po mendoj vetëm për të, por jo, ti do jesh nusja me vello dhe të gjithë do e kenë vëmendjen tek ty.
Ti do jesh princesha e dasmës tënde. Ndërsa dhëndri nuk është dhe aq i rëndësishëm, se si duket, çfarë ka veshur, si po ndihet dhe këto vetëm një nënë i ndien e i shikon. Martesa është bashkimi i dy njerëzve duke e kthyer në marrëdhënien më të shenjtë në Tokë. Dasma nga ana tjetër është festimi rreth formalizimit tuaj dhe shpalljes publike të dashurisë dhe angazhimit.
Dasma do jetë dita më e lumtur e jetës tënde, por mos i bëj gjërat vetëm sipas planeve të tua. Dëgjoje njëherë se çfarë dëshiron edhe dhëndri. Ai vjen nga një familje që e do muzikën dhe festat. Ne të gjithë shpresojmë të gëzojmë në festën e jetës së tij. Di të kërcesh Tangon? Duhet ta mësosh, se ne e kemi traditë… Në gjithë këtë, ti fitove pasi më zhvendose zyrtarisht nga të qenët gruaja më e rëndësishme në jetën e djalit tim. Mos më beso po deshe, por kanë kaluar vite që jam munduar të rrit një djalë me kulturë, me vizion, me ide. Nuk do të të shpall luftë, unë e di vendin tim dhe do bëj çmos për të të respektuar. Duaje burrin tënd, më shumë se kushdo. Por edhe familjen mos e harro.
Djali im do të të trajtojë si princeshë, se mbretëreshë jam vetë. Po e mbyll letrën se besoj që mësove shumë gjëra. Të pres në altar me dashuri. Vjehrra jote, ose më mirë shoqja, se nuk dua të dukem si e moshuar”, përfundon ajo.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top