Connect with us

Buxheti 2018, Rama: Në fokus shtetbërja, punësimi dhe mirëqenia. Ulim borxhin publik

Kuriozitete

Buxheti 2018, Rama: Në fokus shtetbërja, punësimi dhe mirëqenia. Ulim borxhin publik

Buxheti 2018, Rama: Në fokus shtetbërja, punësimi dhe mirëqenia. Ulim borxhin publik

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij sot në Kuvend, ku po prezantohet projektbuxheti i vitit 2018 dhe paketa fiskale, deklaroi se në fokus të tyre qëndron shtetbërja, punësimi dhe mirëqenia.

Ai tha se ekonomia po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe se shkalla e papunësisë është në trend rënës.

Më tej shtoi se të ardhurat nga tatimet dhe doganat kanë shënuar një rritje prej 7%, ndërkohë që të ardhurat nga sigurimet shëndetësore janë rritur me 10%.

Sipas tij rritja ekonomike e këtij viti pritet të jetë 3.9-4%, duke e cilësuar si rritjen më të lartë ekonomike në rajon dhe në këtë drejtim shtoi se këtë e thotë edhe Bashkimi Europian.

Rama deklaroi se shifrat nuk duan të thonë se njerëzit duhet të ngrihen në këmbë dhe duartrokasin qeverinë apo të ndihen të lumtur, por shtoi se me dokumentin e projektbuxhetit 2018, vendoset një bazë e re për të bërë shumë më tepër.

“Përveç investimeve publike, buxheti do të financojë uljen e borxhit publik, duke u reduktuar në 2.5%. Paketa fiskale e vitit të ardhshëm do të nxisë ekonominë, me një kosto të papërfillshme, në raport me çfarë është thënë për biznesin e vogël. Taksimi i ndërtesës, kalohet nga taksa e sheshtë, në vlerën e pronës. Zerim taksës së ndërtesës për pensionistët kryefamiljarë dhe për familjet në ndihmë ekonomike”, u shpreh Rama.

Sipas tij, politika e taksimit të kësaj mazhorance, nuk rëndon më të dobëtit, përkundrazi lehtëson personat me më pak të ardhura.

Ai e cilësoi si një buxhet të ndërtuar me përgjegjësi dhe realizëm dhe për të përshpejtuar rritjen ekonomike dhe rritjen e punësimit.

Më tej tha se buxheti rrit investimet dhe ul borxhin, ku parashikohen 86 miliadë lekë investimet. /a.y/noa.al www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top