Connect with us

DEBATI/ Ndau gruan 48 orë pas martese se s’ishte e virgjër, ja historia e 36 vjeçarit nga Burreli (VIDEO)

Kuriozitete

DEBATI/ Ndau gruan 48 orë pas martese se s’ishte e virgjër, ja historia e 36 vjeçarit nga Burreli (VIDEO)

Avniu u fejua me mblesëri dhe kërkoi të merrte një nuse të virgjër ashtu sipas zakonit, pavarësisht se vetë pranon se kishte patur lidhje me vajza nga e gjithë Shqipëria. Ditën e prezantimit 2 minuta bisedë jashtë dyerve të lokalit ku ishin ulur me njerëzit e fisit mjaftoi për ta njohur njeri-tjetrin dhe për t’ja bërë të qartë se ‘atij nuk ia hidhte dot njeri’.

Një martesë e nisur me dyshime që në fillim por sërish 36¬vjeçari priste që gruaja e tij, 2 vjet më e vogël të ishte e virgjër, se ashtu ishte zakoni.

Ai thotë se nuk e provoi dot nusen natën e parë të martesës pasi kishin fjetur si motër e vëlla, pavarësisht se ai është ‘një djalë 2 metra dhe se edhe mund ta kishte përdhunuar, por nuk donte vetë’. Natën e dytë e kuptoi që ajo nuk ishte e virgjër, por vajza nuk e ka pranuar dhe s’ka pranuar t’i kërkonte falje siç Avniu i kishte kërkuar. Lexoni rrëfimin ‘epik’ të 36¬vjeçarit.

Pse zgjodhe një njohje me mblesëri?
Kjo punë ka shumë përgjegjësi, në këtë rast përgjegjësinë e merr edhe tjetri. Kur e gjen vetë është krejt barra jote, krejt pesha jote.

Kërkoje një partnere apo një nuse edhe për prindërit?
Jam një person shumë i vuajtur, Shqipërinë e di mirë si është kam lidhje nga të katër anët. Kam pasur lidhje me vajza nga e gjithë Shqipëria.

Përvoja dhe eksperienca të çuan të merrje një nuse me mblesëri?
Unë kam shkuar tek motra ime në fshatin Bejë. Duke më parë kunata e motrës se ça djali im dhe më tha që ta gjej unë njeriun. I thashë ki kujdes. Ka hyrë ajo. Kunata e kishte kushëri të parë. Kemi lënë takim dhe i kam thënë që meqenëse është me shkuesi unë nuk fal për këtë punë.

Gentian Tafa më ka thënë të dal unë zot. I thashë që në kafe do vij me njerëz. Ka ardhur daja i vetë, Veli Taka, nusja e tij, vajza dhe vëllai i vet.

Kemi hyrë në kafe, jemi prezantuar shumë mirë me pritje shumë të mirë. Sipas rregullit, çifti del jashtë dhe komunikojnë dhe vendosin. Dolëm atë ditë dhe po binte shi. E kuptova, çkemi. I thashë gjithçka dua sot.

Po i mbaja unë çadrën sikur ajo të ishte një princeshë. Ajo më tha futemi brenda. I thashë me drejtësinë time nuk tallet njeri.

Mos komunikimi ishte shumë i ashpër?
Jo, aspak. Ajo ka menduar se nëse unë i them fjalën më të vogël, djali do më lerë. Sepse duke parë mendimin tim që di gjithçka.

Më the që kishte eksperienca, je 36 vjeç. Po nuk mendove që ajo 34 vjeç të kishte eksperienca?
Po duke parë se çfarë bëhet e di që s’ka. Edhe në shkolla duke parë. Se vajzat që 15¬-16 vjeç… U futëm brenda, na pyetën pse kaq shpejt. Ramë dakord. 3 muaj flisnim në tel.

I thosha mendohu mirë. Çfarë më ke thënë përmbahu. Unë do ta pranoja po që ajo ta pranonte edhe në sy të familjes së saj. Daja i vet thoshte gabimin më të vogël që i bën asaj, të fus plumbin.

I kam çuar unazën dhe kam shkuar me njerëz se e dija shumë mirë se çfarë do ndodhte.

E doje një krushqi të tillë me kaq presion?
Kam pasur shumë respekt për dajën e saj Veli Takën për dajën tjetër jo, e them publikisht.

Kishte ndonjë kriter vajza?
E mora pa dasmë, me të ikme. Natën e parë vajza që ka fjetur me bashkëshortin e vet…Dy metra djalë. Unë dija me e përdhunuar, dija të bëja gjithçka. Si me qenë vëlla i motër. E prita si do reagojë. E durova. I thashë hë.

S’foli. U ngritëm se erdhi mëngjesi. Të shtëpisë po më shihnin pak të mërzitur. Dola unë dhe kur erdha e pyeta. Fola me motrën e më pyeti si kalove. Më tha motra, ke fjetur me djalin, a ke shkuar me djalin.

Po i kishte thënë do fle. Ja çfarë femre, ja çfarë loje ka luajtur me një djalë kaq të sinqertë. Humbi natën e parë për të thënë që pse s’më çove që natën e parë tek shtëpia. Natën e dytë mbaruam punë, i thashë “Pasha nderin e 5 motrave, i kam si zonja me fëmijë.

I thashë kam pasur të bëjë me shumë femra, i kam shkuar në shtëpi, i kam ngrënë bukën dhe s’ma ka hedhur kush. Këtu e tutje dua të më thuash vetëm falje.

Pavarësisht të tjerave, duke e parë që më donte, unë e desha vajzën jashtëzakonisht shumë. Deri dje i thashë hajde më kërko fjalë. Më thotë goca dje, merr njerëzit e tu hajde merrmë.

Pse e kërkon vajza këtë gjë?
Unë isha në Greqi, ndenja 2 muaj se iku vajza.
Iku vetë?
Pas 8 ditësh e kam çuar. Prita që të më kërkonte falje. Do ndryshonte gjithçka sepse do bindesha që më do. Ishte puna për pjesën e gënjeshtrës. Më thotë jo. Kam shkuar tek shtëpia e dajës së vajzës. Kam një bisedë i thashë.

Më prit tek shtëpia më tha. Erdhi daja më tha ‘hë Avni’. Do të tregoj diçka se me drejtësinë time nuk ma ka hedhur njeri. Mbesa nuk doli e virgjër. Shumë bukur tha, pse s’ma ke prurë që natën e parë. I thashë natën e parë s’kemi bërë gjë.

Natën e dytë e pashë por prita të më kërkonte falje. U ngrit vëllai i vogël dhe tentoi të më qëllonte. I thashë vëllait, Ajet ti s’mund të më kërcënosh, por fjalën që po të them nuk e tërheq.
Motra jote më ka ardhur e pandershme, vajza e filanit më ka ardhur e pandershme, mbesa jote më ka ardhur e pandershme.
I kemi hequr varëse e unaza. E rimora prapë atë natë, sepse kishte pirë një gotë ujë në shtëpinë time. Kishte ngrënë me pleqtë e mi e s’doja ti thyeja zemrën.

Sherri live në TV/ 36-vjeçari nga Burreli: Bisedat me ish¬-gruan në shtrat.
Boll, o i sëmurë!
Ndërsa 36¬vjeçari nga Burreli, Avni Allmeti tregonte historinë e martesës, në kërkim të sinqeritetit të ish¬partneres në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur” në News 24 telefonon ish¬kunata e tij, e cila i jep përgjigjen përfundimtare, ta lëjë të qëtë motrën e saj!

Pas këtij momenti, kur falja nga ana e ish¬gruas jo vetëm mungoi, por u kthye në refuzim, Avniu heq unazën e martesës. “Edhe në krevat i thoshja vetëm më thuaj më fal…”,¬ rrëfeu ai.

Përveç problemeve 48 orë pas martesës, por edhe pas 8 ditësh Avniu tregoi edhe momentin kur daja i saj e mori nga banesa e tij përfundimisht, ndërsa ishte 3¬muajshe shtatzënë, po ashtu ai ka pranuar që edhe e ka dhunuar.

“Arritën punët deri aty sa erdhi edhe daja tjetër i saj, më thanë pse nuk punon, unë i thashë mbesa jote s’më ka ardhur e ndershme, ai la kafen.

I tha mbesës bëhu gati në sekondë! Babi im qante me pikë të lotit…”

Avniu thotë se ka komunikuar më pas me të në telefon, ku i ka treguar se nuk ka qënë shtatzanë. Në këtë moment atij i lindin dyshime që ajo mund të ketë abortuar fëmijën, por edhe pas kësaj ai shpresoi deri në momentin e fundit që ajo do t’i kërkonte falje e do kthehej tek ai.

Na trego pak kur ka qënë momenti i ndarjes me ish-gruan?

Avniu: Pas tre muajsh martesë vajza ka qënë shtatzanë. Ka bërë debat me mua se i thosha më kërko falje, se normal që do arrijnë deri këtu gjërat.

Po pse e mbajtët tre muaj në shtëpi?
Avniu: Kam prit se mos më kërkonte falje.

Tre muaj martesë vajza ka qënë edhe shtatzënë. Pse Avni?
Avniu: Do ndryshonte gjithçka, isha duke u munduar t’i thosha mos u mendo me ma hedh. Më thoshte do ta nxjerr fëmijën. I thosha nëse e ke me mua e rris unë, nëse e ke me dikë tjetër, vazhdo…

Pse dyshoje? A rrinte me ty në shtëpi ajo?
Avniu: Jo shkonte në punë, e pata çuar edhe tek prindërit e vetë. Arritën punët deri aty sa erdhi edhe daja tjetër i saj, më thanë pse nuk punon, unë i thashë mbesa jote s’më ka ardhur e ndershme, ai la kafen. I tha mbesës bëhu gati në sekondë! Babi im qante me pikë të lotit.

Virgjërinë e përdorje si kartë presioni?
Avniu: Edhe në krevat i thoshja vetëm më thuaj më fal…

Kaq nevojë ke për falje?
Avniu: Po..vetëm të më thojë më fal. Të më kishin thënë…

Çfarë ndodhi kur erdhi daja?
Avniu: Po të kishte qënë daja burrë të thoshte si mund ta lësh vajzën që është shtatzanë, jo të më thoshte mua çohu mbesë e të bënte presione.

Telefonon ish¬kunata Ish¬kunata: Ishte dhunues

Të quajti dhunues?

Avniu: I kam kërkuar me dhunë më kërko falje, më gjuajti ajo me një shpullë, aty nuk u përmbajta, nuk pranonte gjallë fajin.

Ky ishte momenti kur kërkove dajën?
Avniu: Unë kam folur me vajzën, po komunikojmë, po pres të më kërkojë falje

Pse u ndërpre shtatzania?
Avniu: Nuk di asgjë, jam lidh për së dyti me të. Nuk më ka thënë asgjë. Kur fola në telefon o zemër më tha unë s’kisha qënë shtatzanë, me ma fut mua.

Femra shtatzanë jep ato shenjat e veta, jo më bashkëshorti që e di 100% çfarë i ndodh gruas.

Edhe prindërit po prisnin për një fëmijë. Kur e mori vesh shtëpia që kishte abortuar më thanë mos u merr më atë vajzë.

Telefonon sërish motra e ish¬-gruas

Ish-kunata: Ne nuk i kemi bërë asnjë kërcënim. Avniu ta lërë rehat, të mos e marrë më në telefon. Motra ime nuk e do dhe mos ta përmendë më me gojë!

Isha duke e parë vetë, nuk e kemi kërcënuar, motra ime i ka thënë paç fat…

Avniu: Nëse i bie në qafë nga ky moment, unë kam qënë me hile dhe jam i ligë. Nga ky moment do hiqet unaza dhe turp të ketë për sjelljën që ka bërë, se mua s’ka lindur femër të ma hedhë e jo më një patriotja ime, një katunare. Më ka thënë hiq ehde fotot nga Facebook, por sot do hiqet unaza dhe do i dorëzohet personint. Vajza është me hile, ndaj nuk vjen tek mua.

Vajza pretendon se ta ka falur ty virgjërinë…
Avniu: Kjo që foli tani ishte motra e vetë, dhe më ka thënë se ty motra ime të ka ty për gomë rezervë, këto fjalë më kanë shqetësuar shumë./ BalkanWeb/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top