Connect with us

Deklarata e fortë: 5 miliardë euro të politikanëve janë transportuar ‘off-shore’ nga bankat shqiptare

Kuriozitete

Deklarata e fortë: 5 miliardë euro të politikanëve janë transportuar ‘off-shore’ nga bankat shqiptare

Deklarata e fortë: 5 miliardë euro të politikanëve janë transportuar 'off-shore' nga bankat shqiptare

Avokati Spartak Ngjela i ftuar në emisionin “360 Gradë” në Ora News, thotë se 5 miliardë euro është shuma e çuar në parajsat fiskale nga bankat shqiptare.

Pjesë nga biseda:

Ngjela: Nuk është primar hashashi se mund të eliminojë dy vetë jo gjithë klasën politike. Përkundrazi, opozitën nuk e eliminon fare. Kjo klasë politike nuk do jetë më në mars. I kap Vettingu, nuk i kap kjo. Këtu mund të jenë policët, policët sot ndërrohen, nesër ikin, pasnesër vijnë.

Dyrnjaja: Cili vetting se është për gjyqtarët?

Ngjela: Cfarë është vettingu?

Dyrnjaja: Ne do bëjmë drejtësinë që të bëjmë politikanët, por pas 3 vjetësh por jo në shkurt, në mars.

Ngjela: Keni parasysh një gjë, silleni ligjin këtu. Pa ligj mos u nisni. Ligji parashikon që të tërë do shkojnë në kontrollin e pasurisë.

Koka: Do shkojnë me gogla.

Ngjela: 5 miliardë kam unë të dhënën që është kapur në off-shore dhe nëpër banka paraja e politikanëve. Vetëm nga një bankë në Shqipëri janë transferuar 3 miliardë euro. Dëgjojini metodat që kanë përdorur, që janë kapur: Kanë bërë sikur kanë bërë transfertë nga Shqipëria dhe kanë marrë kredi në një bankë off-shore me dokumenta të falsifikuara. Ia pranon off-shore dhe depoziton paratë, dhe off-shore e konsideron sikur ka ardhur transfertë nga një bankë shqiptare. Nuk ka asnjë dokument në bankën shqiptare që është bërë transfertë ndaj x-it. Ky është hetimi i FBI-së. A kemi qenë bashkë në Romë kur tha zotëria se 8 vjet duhen për të kapur një pastrim parash, minimumi?/Ora News (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top