Connect with us

Dëmtohen dy shtëpi nga reshjet e shiut, shembet gjysma e banesës 2-katëshe

Kuriozitete

Dëmtohen dy shtëpi nga reshjet e shiut, shembet gjysma e banesës 2-katëshe

Dëmtohen dy shtëpi nga reshjet e shiut, shembet gjysma e banesës 2-katëshe

Edhe në zonën e Dibrës janë shfaqur problemet e para me përmbytjet, ku së fundmi janë dëmtuar dy shtëpi.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në fshatin Arap i Poshtëm, njësia administrative Luzni, janë dëmtuar banesat e dy familjeve.

Policia lokale njofton se është shembur gjysma e banesës 2-katëshe e A.XH.

Ndërkohë, në shtëpinë e dytë, në pronësi të L.U, është dëmtuar vetëm çatia.

Për fat të mirë në asnjë prej rasteve nuk është raportuar për të lënduar në njerëz.

Policia e Komisariatit Dibër, dhe Shtabi i Emergjencave Civile Dibër, ndodhen në vendim e ngjarjes. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top