Connect with us

Dënohen rëndë fermerët, futën të riun në arkivol duke e kërcënuar me djegie

Kuriozitete

Dënohen rëndë fermerët, futën të riun në arkivol duke e kërcënuar me djegie

Dënohen rëndë fermerët, futën të riun në arkivol duke e kërcënuar me djegie

Dy fermerë janë shpallur fajtorë për sulm, vrasje në tentativë dhe rrëmbim personi, pasi vitin e shkuar futën në një arkivol një njeri me ngjyrë, duke e kërcënuar se do t’i vinin zjarrin me benzinë dhe se do t’i hidhnin gjarpër në arkivol.

Dy fermerët do të qëndrojnë për më shumë se 10 vite në burg, në një burg të Afrikës së Jugut

Theo Jackson dhe Ëillem Oosthuizen u arrestuan dhe u akuzuan vitin e kaluar pasi një video e filmuar u përhap gjerësisht në rrjetet sociale.

Në video, viktima Viktor Mlotshëa mund të shihet duke u lutur për jetën e tij pasi është futur në arkivol nga dy burrat dhe po përpiqeshin të gozhdonin kapakun.

Çifti u dënua të premten në Gjykatën e Magjistraturës në Middelburg, provincën Mpumalanga.

Oosthuizen iu dha një total prej 16 vitesh burgim me 5 vite pezullim, ndërsa Jackson do të kalojë të paktën 14 vjet në burg për rolin e tij në krim.

Burrat mohuan sulmin dhe thanë se Mlotshëa kishte vjedhur bakrin nga një fermë.

Duke reaguar ndaj dënimit, Lonia Mlotshëa, nëna e viktimës, tha se ishte e kënaqur me dënimin.

“Unë nuk mund t’i fal ata sepse nuk mëshiruan djalin tim, kur e detyruan ta fusnin në arkivol”, tha ajo. /k.k/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top