Connect with us

Deputetët përplasen Live në emision: Ku i gjetët 1 milion dollarë? Si i përgjigjet demokrati

Kuriozitete

Deputetët përplasen Live në emision: Ku i gjetët 1 milion dollarë? Si i përgjigjet demokrati

Deputetët përplasen Live në emision: Ku i gjetët 1 milion dollarë? Si i përgjigjet demokrati

Nuk kanë munguar as këtë të hënë përlasjet dhe replikat live në TV mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës.

Përplasja e radhës ka ndodhur në emisionin "Studio e Hapur" dhe ku protagonistë kanë qenë deputetja e PS Klotilda Ferhati dhe kolegu i saj demokrat Ervin Salianji.

"Molla e sherrit" mes tyre është kthyer skandali i kontratës së fshehtë prej 1 mliion dollarëshe mes PD dhe kompanisë amerikane për lobim në SHBA gjatë zgjedhjeve të 25 Qershorit.

Duke ju drejtuar Salianjit, deputetja socialiste kërkoi nga ai të shpjegojë burimin financiar të shumës së madhe të parave dhe mbi të gjitha pse ky shpenzim nuk është pasqyruar nga raportin që PD i ka dorëzuar KQZ për shpenzimet e fushatës.

"Sot nuk ka ende guximin që të dalë dhe të tregojë publikisht se ku u gjetën këto para. Pse këto para nuk i dimë se ku u morën, pse u paguan nga kompani që paratë i kanë në parajsat fiskale”, theksoi socialistja.

Në përgjigje të kësaj demokrati mohoi një fakt të tillë, duke thënë se gjithçka është e pavërtetë dhe po përdoret për të hequr vëmendjen nga çështja "Tahiri".

" PD ka deklaruar në KQZ çdo pagesë siç e përcakton ligji. S’kemi shkelur asnjë ligj shqiptar dhe as të huaj. PD është e gatshme dhe e hapur që të vendos në dispozicion gjithçka. Këta janë parti në pushtet dhe jo opozitë", tha Salianji

Kujtojmë se për kontratën në fjalë, Prokuroria ka nisur hetim për të verifikuar burimin e të ardhurave.(e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top