Connect with us

Dikur kishte milionat, sot fle në qiell të hapur – kjo është historia e saj (Foto)

Kuriozitete

Dikur kishte milionat, sot fle në qiell të hapur – kjo është historia e saj (Foto)

Marianne Friedman-Foote e kalon shumicën e netëve duke fjetur në ‘Central Park’ në Nju Jork, e mbështjellë me një thes gjumi, një kilometër larg apartamentit 10 milionë dollarësh në Park Avenue, ku edhe u rrit.

Friedman-Foote, 63 vjeç, dikur ishte një trashëgimtare e pasur, mbesa e një prej prodhuesve më të mëdhenj të tekstileve në Manhattan.

Ajo kishte një pastruese, merrte leksione baleti dhe u diplomua në një shkollë prestigjioze në Nju Jork.

Por pas vdekjes së mamasë, pasuria e familjes i rrëshqiti nga duart.

Ajo u përball me depresionin, varësinë ndaj heroinës dhe në gusht të këtij viti e nxorën nga banesa dhe ajo tani fle në park.

Ajo dhe i shoqi, Frank, i mbajnë disa gjëra personale në qese të zeza dhe flenë në një dyshek me shkumë.

Ajo thotë se edhe mamaja e saj vuante nga depresioni dhe kishte kriza paniku.

Friedman-Foote ka një vajzë me bashkëshortin e saj të parë, një punonjës i FBI-së, por nuk e ka parë atë që kur ishte tre vjeç.

“E mbaj mend si sot ditën kur ajo u largua. Kishte një bluzë blu me disa kryqe të bardhë. Akoma e kam në mendje”.

“Kjo më bren çdo ditë, sidomos kur shoh kaq shumë fëmijë në park”.

Friedman-Foote kaloi depresionin dhe më pas në varësi ndaj heroinës.

Pas vdekjes së mamasë, ajo trashëgoi 3 milionë dollarë, që i ndau me motrën.

Në atë kohë u takua me bashkëshortin aktual, Frank, një punëtor ndërtimi.

U martuan në vitin 2000 dhe blenë një shtëpi në Long Island, por e humbën gjatë recesionit.

Prej asaj kohe, ata kanë jetuar në banesën e një të moshuare, që vuante nga kanceri.

Të dy kujdeseshin për të, derisa ajo vdiq në gusht të këtij viti.

Prej asaj kohe, ata jetojnë në qiell të hapur.

“Nuk besoj tek vetëvrasja, por nëse nuk gjej humor tek kjo gjë, do të hip në pemën më të lartë dhe do hidhem”. /mapo/.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top