Connect with us

Djali dhunon të atin e moshuar, e kanos me thikë në sy të vëllait të mitur

Kuriozitete

Djali dhunon të atin e moshuar, e kanos me thikë në sy të vëllait të mitur

Djali dhunon të atin e moshuar, e kanos me thikë në sy të vëllait të mitur

Një djalë i ri në Lushnje ka përfunduar në qelinë e paraburgimit, pasi i është sulur të atit duke ushtruar dhunë ndaj tij, ndërsa e ka kanosur me mjet prerës.

Burime nga policia bëjnë me dije se është bërë arrestimi në flagrancë i Denis M., 30 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, Lushnje.

Arrestimi i tij, u bë pasi në banesë, për motive të dobëta dyshohet të ketë ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit K.M., 60 vjeç, edhe në prezencë të vëllait të tij të mitur.

Ka qenë i moshuari ai që ka bërë denoncimin në polici të të birit, ndërsa sipas deklaratës së tij gjithçka ka nisur pas një debati me fjalë për motive të dobëta ku i riu ka humbur kontrollin dhe i ka drejtuar biçakun të atit.

Lidhur me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Dhunë në familje". /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top