Connect with us

Do hynin kontrabandë, Drejtoria e Doganave bllokon cigare me vlerë 610 mijë euro

Kuriozitete

Do hynin kontrabandë, Drejtoria e Doganave bllokon cigare me vlerë 610 mijë euro

Do hynin kontrabandë, Drejtoria e Doganave bllokon cigare me vlerë 610 mijë euro

Një sasi prej 6,100 koli cigaresh të ardhura në Portin e Durrësit janë sekuestruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave një ditë më parë pas një hetimi të nisur më 30 tetor të këtij viti.

Në një deklaratë të shpërndarë nga Ministria e Financave, bëhet me dije se vlera e cigareve të sekuestruara është rreth 610 mijë euro, ndërsa i përkisnin shoqërisë së transportit “CMA –CGM”, Durrës.

Sasia e cigareve e gjetur në 5 kontenierët e ndaluar, sipas deklaratës së shpërndarë nga Ministria e Financave, nuk kishte pullë fiskale.

Në përfundim të kontrollit të plotë fizik, u morën mostra për çdo lloj pakete, u përpiluan evidencat e kontrollit fizik për çdo kontenier, u bë riplumbosja e kontenierëve të cilët u dërguan përsëri pranë sheshit të kontenierëve mbi bazën e aktit të bllokimit të mbajtur nga strukturat e DOH-së së D.P.Doganave.

Strukturat hetimore të DPD-së kanë përgatitur materialin përkatës referues në Prokurorinë e Durrësit dhe kanë marrë të gjitha masat për sekuestrimin dhe konfiskimin e këtij malli të paligjshëm i cili mendohej se do të kalonte për përdorim ilegal në tregjet evropiane. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top