Connect with us

Dosja “CEZ”, Balla përmend 9 emra të njohur: Doni peshq të mëdhenj, ja ku i keni

Kuriozitete

Dosja “CEZ”, Balla përmend 9 emra të njohur: Doni peshq të mëdhenj, ja ku i keni

Dosja “CEZ”, Balla përmend 9 emra të njohur: Doni peshq të mëdhenj, ja ku i keni

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se për çështjen “CEZ” prokuroria “duhet të kishte marrë deklarimet e personave”, siç ishte vendimi i Kuvendit me 74 vota pro.

“Si ka mundësi që ka prokurorë që mendojnë se në vitin 2017 mund të mbyllet afera korruptive pa bërë asnjë hetim. Kush ua ka dhënë këtyre prokurorëve pushtetin që të sillen me drejtësinë si në pazar”, tha Balla.

Ndërsa e vë grushtin tek prokurorët, ai përmendi 9 emra të njohur njerëzish që kanë lidhje me atë që e çuan skandalin më të madh në 27 vjet. Nga ish-kryeministri Berisha, tek djali, ministra e drejtorë, duhet të hetohen", u shpreh Balla.

"Si u mbyllka dosja pa u hetuar Sali Berisha, Nue Nik Kalaj, Genc Ruli, Ridvan Bode, Florion Mima, Ledina Mandija ish avokate e shtetit, Shkëlzen Berisha, Bujar Nepravishta drejtori i ERE", u shpreh ai.

Ndërsa kërkoi hetim të drejtë në fund të fjalës së tij, Balla nuk kurseu të thoshte se pikërisht këta janë "peshq të mëdhenj". Doni peshq të mëdhenj, ja ku i keni", shtoi deputeti socialist. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top