Connect with us

Meta pret në takim shqiptaren e parë që u ngjit në malin Everest

Kuriozitete

Meta pret në takim shqiptaren e parë që u ngjit në malin Everest

Meta pret në takim shqiptaren e parë që u ngjit në malin Everest

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim znj. Flutura Uta Ibrahimi, shqiptaren e parë që u ngjit në Everest.

Në takim mori pjesë edhe z.Xhimi Begeja, kryetar i Shoqatës Alpino-Turistike “Dajti”, më të cilin u diskutua për promovimin e bjeshkëve dhe alpeve shqiptare.

Uta Ibrahimi realizoi ëndrrën e saj, duke u ngjitur në majën më të lartë të botës, në Everest gjatë muajit maj.

Në orët e para të mëngjesit të 22 majit të këtij viti, Uta Ibrahimi, vendosi flamurin shqiptar dhe atë të Kosovës në majën më të lartë të botës.

Ajo nuk u tërhoq nga moti keq, por e gjunjëzoi malin i cili i ka marrë jetës disa alpinistëve dhe për 15 minuta e kishte Botën nën këmbët e saj. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top