Connect with us

Dosja “Habilaj”, Basha: Rama është peshku i madh, të japë llogari para drejtësisë

Kuriozitete

Dosja “Habilaj”, Basha: Rama është peshku i madh, të japë llogari para drejtësisë

Dosja “Habilaj”, Basha: Rama është peshku i madh, të japë llogari para drejtësisë

Dosja “Balili” vijon të jetë kryefjalë e argumentit politik të Partisë Demokratike, ku së fundmi kryetari Lulzim Basha e ka drejtuar sërish gishtin nga Edi Rama, të cilin e quan peshkun e madh të trafikut të drogës.

Përmes rrjeteve sociale, Basha i ka kërkuar Edi Ramës që të marrë përgjegjësitë që i takojnë dhe të shkojë të përgjijgjet përpara drejtësisë.

“Ai është faktuar sot si peshku më i madh. Ndaj Rama duhet të largohet. Ai duhet të japë llogari para drejtësisë”, ka thënë Basha.

Ai kritikon reagimin e Ramës përballë akuzave që e implikojnë edhe ish-ministrin Saimir Tahiri, duke e quajtur të pafytyrë dhe gënjeshtar patologjik.

“Përballë këtyre fakteve Edi Rama sillet si përherë: i pafytyrë dhe gënjeshtar patologjik, i bindur se do ja hedhë duke mohuar e mohuar e mohuar. Por është e vështirë tashmë të mohosh atë që e di gjithë bota: se Saimir Tahiri është bashkëpunëtor, mbrojtës dhe përfitues i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës dhe armëve”, vijon Basha.

E gjithë kjo histori, sipas kreut të PD-së, vërteton akuzat e opozitës dhe ka tronditur themelet e Rilindjes. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top