Connect with us

Dritë dhe Drogë!

Kuriozitete

Dritë dhe Drogë!

Dritë dhe Drogë!

Nga Artan Fuga

Në këto ditë kur politika ka rënë,

kur debati është kthyer në absurd: a ka përlyerje në krim në ministrinë e antikrimit,

kur qytetari sheh me habi si lidershipi politik ndërbaltoset, vetëbaltoset,

kur ca të currufupjesur baltosën universitetin e Tiranës, si ata mashtruesit në treg që masin pasi prishin gurët peshores, kur na kanë fyer, na kanë baltosur, na kanë shkelur me këmbë, unë e di që nga Henri Bergsoni se në bazë të parimit të tretë të termodinamikës materia, duke përfshirë edhe trupin e njeriut, ka prirje të degradojë, të bjerë poshtë, kurse shpirti është e vetmja gjë në botë që nuk i bindet këtij ligji.

Ditët e para të rifillimit akademik, me studentët, janë ditët kur shpirti rizgjohet, shpërndaret, jeton në trupa të rinj, shumëfishohet.

Një foto me kolegun dhe mikun Alban Tartari, që unë të bredh Europën nuk e gjej aq të kompletuar, ekspert, menaxher, studjues, pedagog, qytetar.

Europën thashë!!! As në Angli! I marrin të keqen pedagogëve si Alban Tartari dhe mjaft kolegëve të tjerë dy anglezë të lodhur e keqpërdorur nga shqiptarë pa turp!

Lëre se janë të mirë ata që më rrethojnë dhe i rrethoj, larg mediokërve dhe sahanlëpirësve, lëre se janë të zgjuar saqë nuk ka propagandë që i gënjen, por janë edhe të pashëm!!!

Vazhdoni, ju !

Vazhdoni,

A – Kredi -Drogoni!

ju drogoni, ne ndriçojmë,

një ditë drita dhe droga do të ndeshen,

mos kujtoni se jemi dorëzuar,

ashtu bëjmë,

sepse drita do kohë të përhapet,

dhe drita ngrihet lart ndërsa materia bie poshtë si avion prej letre!

Në këto ditë fillimi, një kërkesë falje : Gjithë studentëve për ato që nuk kam arritur të shpjegoj mirë!

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top