Connect with us

E fundit / Apel mërgimtarëve: Në kufi tregoni letërnjoftimet dhe jo pasaportat

Kuriozitete

E fundit / Apel mërgimtarëve: Në kufi tregoni letërnjoftimet dhe jo pasaportat

“Tani në vlugun e pushimeve shumica nga ju udhëtoni për në vendlindje me veturë me familjet tuaja. Për të lehtësuar kalimin kufitar, NËSE POSEDONI LETËRNJOFTIM NGA SHTETI EVROPIAN APO ZVICRA, luteni që këtë dokument identiteti t’ia tregoni doganierit dhe policit në të gjitha kufijtë: SLLOVENI, KROACI, SERBI DHE MAQEDONI.

Ju që keni letërnjoftim të Maqedonisë, mund ta tregoni letërnjoftimin në kufirin e Maqedonisë”, thuhet në thirrjen e Lidhjes së Diasporës së Shqiptarëve të Maqedonisë.

Më tej arsyetohet kjo thirrje e tyre pse vetëm letërnjoftimet.

“Mbase letërnjoftimi nuk ka çka verifikohet përveç se të kalohet përmes kompjuterit që të shihet kodi, dhe me kaq kjo procedurë merr fund, për dallim nga pasaporta e cila duhet të hapet, po të shikohet verifikimi duke shtypur shkronjat në shtypësin (tastaturen) e kompjuterit dhe në fund duke e vulosur merr mjaft kohë dhe prandaj bëhen ato radhë me kilometra në kufi dhe pritjet 7-8 orë e më tepër!

Sa për ilustrim vitin e kaluar kanë pritur njerëzit në kufi edhe ditë të tëra me fëmijë të vegjël në automjet”, thekson LDSHM – Zvicër. kliko ne LKSCOM per te par videon shiko videon poshte per me shume…

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top