Connect with us

E kishte kthyer shtëpinë në bazë të kokainës, në pranga shqiptari

Kuriozitete

E kishte kthyer shtëpinë në bazë të kokainës, në pranga shqiptari

E kishte kthyer shtëpinë në bazë të kokainës, në pranga shqiptari

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane këtë të martë, i vënë nën akuzë për trafik droge.

Bëhet fjalë për 50 vjeçarin me iniciale M.G, i cili është vënë në pranga pas dyshimeve se e kishte kthyer shtëpinë e tij në një bazë të shpërndarjes së drogës.

Sipas mediave italiane, dyshimet nisën nga hyrje-daljet e shpeshta të shqiptarit në shtëpinë ku banonte, në një provincë të Romës.

50 vjeçari shqiptar madje tregohej mjaft i kujdesshëm që të mos shikohej nga askush rrotull sa herë dilte nga shtëpia, aq sa edhe bashkëjetueses së tij i kërkonte në citofon që të mos e hapte derën për asnjë motiv.

Por sapo shqiptari është larguar nga banesa, ai është bllokuar menjëherë nga karabinierët. Edhe pse shqiptari ka tentuar në disa raste që të fshihte çelësat e shtëpisë, nuk ja ka arritur dot.

Nga kontrolli i kryer në banesën e tij, policia ka zbuluar dhe sekuestruar doza kokaine të mbuluar me letër celofan me një peshë totale prej 40 gramësh si dhe 950 euro cash. (e.c/noa.al)

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top