Connect with us

E përjashtuan nga shkolla para disa vitesh, sot durrsaku ka një mesazh për profesorët e tij

Kuriozitete

E përjashtuan nga shkolla para disa vitesh, sot durrsaku ka një mesazh për profesorët e tij

Mbase jo të gjithë por ka shumë fëmijë që gjatë kohës së shkollimit janë të paragjykuar për shkaqe të ndryshme si nga bashkëmoshatarët e tyre ashtu edhe nga mësuesit apo profesorët. Megjithatë ata që janë të zotë gjithnjë do ja dalin në një mënyrë apo tjetrën që të bëjnë përpara në jetë.

Rasti i tillë është i një djali të ri nga Durrësi, i cili është pse nuk është përkrahur kurrë në shkollë, madje është përjashtuar, sot ai është më i pasur se gjithë shokët e tij, dikur shokë klase.

Përshëndetje JOQ! Dua t’ju dërgoj një përshëndetje për ish-profesorët e mi që më përjashtuan nga shkolla dhe të gjithë shokët që u diplomuan, ndërkohë sot janë te kafja e lagjes duke u qajt për lekë. Profesorët e mi mbanin me hatër gjithmonë nxënësit e parë dhe unë që vija nga një familje e varfër më shikonin me sy tjetër. Ndërkohë sot jam themeluesi i një biznesi me emër dhe punoj gjithashtu për disa nga kompanitë më të mëdha në botë si “Ladbible”. Kam qenë në shkollë “Besnik Hidri” në Shënvlash të Durrësit, isha shumë i aftë ama mësuesit kurrë nuk më dhanë mundësi për ta dëshmuar, madje më përjashtuan. Por jeta jo gjithnjë është e padrejtë, sepse ata që u diplomuan me hatër i ke kafeneve duke u qajt për punë dhe për ndonjë lek”, përfundoi qytetari, i cili preferoi të ishte anonim, po shtoi për JOQ se emrin do ja marrin vesh kur ta blejë shkollën komplet.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top