Connect with us

E shpëtoi nga vetëvrasja, tani do të martohet me të (Foto)

Kuriozitete

E shpëtoi nga vetëvrasja, tani do të martohet me të (Foto)

Quora kohët e fundit iu kërkoi njerëzve që të flisnin rreth ndonjë momenti në jetën e tyre për të cilin më parë mendonin se mund të ndodh vetëm në filma – dhe një përgjigje mahnitëse është shikuar më shumë se 300,000 herë.

Kevin Walsh shkroi rreth rrethanave në të cilat e takoi gruan e tij të ardhshme, Katherine, në moshën 13 vjeçe.

Ai shkroi:

“Dikur isha 13 vjeç dhe isha në një kamp veror kur pashë vajzën më të bukur që kisha parë ndonjëherë duke ecur drejt meje, e cila më tha ‘e zeza të rri mirë’. Nuk ia kisha idenë pse më tha ashtu. Ne biseduam dhe u bëmë miq, i shkëmbyem adresat në AIM (në atë kohë) dhe mbetëm në kontakt për një kohë”.

Ai tha se ishin ndarë pak në shkollë të mesme, por tha se “nuk kalonte asnjë ditë pa menduar për atë vajzë”, transmeton Gazeta Express.

Ai tha:

“Në vitin e fundit të shkollës së mesme kalova nëpër disa gjëra budallaqe që ishin të këqija në atë kohë, dhe rashë në depresion të thellë. Vendosa t’ia merrja jetën vetës, shkrova një letër dhe shkova atje ku kisha planifikuar t’i jepja fund.

Diku mes 5 dhe 10 sekonda para se të bëja vetëvrasje, më cingëroi celulari. E kontrollova numrin – s’mund të vdisja pa e ditur. Ishte një numër i panjohur, kështu që e hapa dhe ishte ajo”.

Ai shkroi se Blake tha se ndjeu se “ishte koha për të të thirrur”. Edhe pse nuk kishim folur për një vit.

“Pasi biseduam dhe i tregova çfarë do të bëja, ajo tha ‘Çfarë? Mos e bëj’. Dhe kjo ishte.

Ajo më premtoi se do të më thërrasë të nesërmen dhe dolëm. Atë natë fillova t’i shkruaja fjalët, me të cilat, dhjetë vjet më vonë do t’i propozoja asaj”.

Walsh i tha BuzzFeed se reagimet në postimin e tij kanë qenë pozitive:

“Komentet kanë qenë shumë të mira; shumica janë urime”.

Ai tha se gjëja më e mirë që mund ta bëni kur ndjeni se jeni keq dhe e mendoni vetëvrasjen, është të flisni me dikë.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top