Connect with us

E tmerrshme, vetura merr flakë në pikë karburanti (Video)

Kuriozitete

E tmerrshme, vetura merr flakë në pikë karburanti (Video)

Një video e frikshme nga CCTV shfaq momentin kur një veturë e ndalur në një pikë karburanti për t’u furnizuar me benzinë, bën që njerëzit të ikin për të shpëtuar.

Videoja fillon me veturën e cila qëndron afër pumpës përderisa është duke u mbushur me benzinë.

Një burrë më pas i afrohet veturës dhe shikon prapa saj, aty ku është hyrja e rezervuarit të karburantit, transmeton Gazeta Express.

Ai duket se vëren diçka. Një shofere femër papritur hapë derën e shoferit dhe kërcen nga vetura, dhe shikon nën veturë përderisa flaka fillon të dalë nga vetura.

Me veturën në flakë, disa njerëz shihen duke vrapuar për të shpëtuar përderisa disa të tjerë tentojnë t’i lëvizin veturat e tyre.

Incidenti thuhet se ndodhi në Arabi Saudite.

TEMAT:
Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top