Connect with us

E turpshme: Të moshuarit që vdiq sot në Gjilan nuk iu afrua askush për ndihmë (Video)

Kuriozitete

E turpshme: Të moshuarit që vdiq sot në Gjilan nuk iu afrua askush për ndihmë (Video)

Një i moshuar është kapur sot nga kamerat në Gjilan teksa është rrëzuar në tokë pranë një rruge dhe askush nga kalimtarët e rastit nuk e ka parë të arsyeshme që ta ndihmonte. Më vonë u bë e ditur se i moshuari ka vdekur aty.

Ngjarja ndodhi në orët e paradites dhe Policia e rajonit të Gjilanit ka konfirmuar se personi në fjalë ka qenë një 63 vjeçar që kishte probleme shëndetësore me zemër dhe vdekja e tij ka qenë e natyrshme.

“Sot është gjetur një trup i pajetë i një personi në rrugën Gjilan-Ferizaj, i lindur më 1954. Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes bashkë më njësitet hetuese, ku nga mjeku kujdestar është vërtetuar se vdekja ka qenë e natyrshme, pasi ka dokumente për historinë e kësaj sëmundje”, ka bërë të ditur Policia.

Nga pamjet e siguruara nga një kamerë, shihet se si i moshuari qëndron i shtrirë për një kohë të konsiderueshme dhe askush nga kalimtarët, edhe pse e shohin në atë gjendje, nuk afrohen për ta ndihmuar.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top