Connect with us

E vërteta e “sherrit” me Top Channel dhe largimi i Sokol Ballës, rrëfimi i Ramës

Kuriozitete

E vërteta e “sherrit” me Top Channel dhe largimi i Sokol Ballës, rrëfimi i Ramës

E vërteta e “sherrit” me Top Channel dhe largimi i Sokol Ballës, rrëfimi i Ramës

I ftuar në studion e gazetares Eni Vasili në News 24, kryeministri Edi Rama ka komentuar përplasjen e tij me Top Channel.

I pyetur për këtë çështje, Rama tha se deklarata e bërë për televizionin kombëtar ishte një “shpreheje keqardhjeje” dhe jo një sulm.

“Nuk e kam sulmuar Top Channel. Të gjitha këto janë të pavërteta. Nuk e kam quajtur “një media të rrënuar”. Unë thjesht kam ekspozuar një fakt të po asaj dite me një shpreheje keqardhjeje. Kjo nuk ka lidhje fare. Unë nuk i ndaj në mbështetës dhe kundërshtarë kanalet mediatike. Dhe mbi të gjitha ka qenë një moment kur është folur për lirinë e medias në ditën e shënuar që ishte dhe arsyeja kur u gjenda me një provë konkrete dhe ndava me publikun keqardhjen time. Asnjëherë nuk do më shikoni mua të sulmoj një media apo një gazetar në mënyrë të drejtpërdrejtë” – tha Rama. I pyetur nëse kjo çështje lidhej me largimin e Sokol Ballës nga posti i drejtorit të lajmeve, Rama tha se ishin teori konspirative.

“Këto janë teori konspiracioni që prodhojnë argumenta për atë që unë e quaj kazan”– u shpreh Rama.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top