Connect with us

Edhe kjo ndodhë në Vushtrri, maturantët shkojnë në mbrëmjen e maturës me ekskavator (VIDEO)

Kuriozitete

Edhe kjo ndodhë në Vushtrri, maturantët shkojnë në mbrëmjen e maturës me ekskavator (VIDEO)

Maturantët e Gjimnazit të Vushtrrisë dje kanë festuar mbrëmjen e maturës duke shënuar përfundimin e ciklit të tyre të studimeve në gjimnaz.

Shumë prej maturantëve ishin përgatitur për mbrëmjen e fundit të gjimnazit deri në detajet e fundit. Veshjet e tyre elegante i karakterizonin pothuajse të gjithë të rinjtë e këtij qyteti. Por një gjë e veçantë ka qenë parakalimi i dy të rinjve me ekskavator.

Ata kishin zgjedhur lugën e ekskavatorit si ulëse për të parakaluar para qytetarëve në Vushtrri. Gazeta Express iu sjellë video nga kjo ngjarje.

Ndryshe, mbrëmja e maturës është një traditë së cilës maturantët në Kosovë i kushtojnë një vëmendje të madhe,  ku të gjithë me preferencat e tyre  të ndryshme duan të duken  sa më bukur dhe unik  për natën e tyre të paharrueshme.

 

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top