Connect with us

EKZEKUTIMI I ÇIFTIT TË INTELEKTUALËVE NË GJIROKASTËR, ARRESTOHET I DYSHUARI

Kuriozitete

EKZEKUTIMI I ÇIFTIT TË INTELEKTUALËVE NË GJIROKASTËR, ARRESTOHET I DYSHUARI

EKZEKUTIMI I ÇIFTIT TË INTELEKTUALËVE NË GJIROKASTËR, ARRESTOHET I DYSHUARI

Policia e Gjirokastrës ka bërë me dije se ka arrestuar 73-vjeçarin Apostol Kostën, i cili akuzohet se ditën e djeshme qëlloi për vdekje Afërdita dhe Aleko Kosta.

Edhe pse në gjendje të rëndë në spital në Tiranë, pasi ai qëlloi veten pas krimit, policia ka vendosur arrestin për 73-vjeçarin. Mësohet se i dyshuari po mbahet nën burgosje kushtesh spitalore.

Konflikti që çoi në vrasjen e çiftit, ka nisur për një barake që 73-vjeçari kishte nisur për të ndërtuar mes shtëpisë së tij dhe kushëririt Aleko Kosta.

Edhe pse kjo çështje kishte shkuar në gjykatë, dhe kjo e fundit kishte vendosur pezullimin e punimeve, 73-vjeçari nuk është tërhequr nga ndërtimi i barakës.

Në fillim, ai kishte hedhur një granatë drejt banesës së viktimave, por ajo nuk kishte shpërthyer.

Pas kësaj, Apostol Kosta mori automatikun dhe qëlloi 17 herë në drejtim të çiftit, duke i lënë të vdekur në vend.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në prani të djalit 19-vjeçar i Afërdita Kostës, të cilin ajo e kishte nga martesa e mëparshme.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top