Connect with us

Episodi 12, “Rrahje zemre”, Ejlul dhe Ali puthen për herë të parë

Kuriozitete

Episodi 12, “Rrahje zemre”, Ejlul dhe Ali puthen për herë të parë

Fatime është mjaft e shqetësuar për shëndetin e Musas, ndërkohë Selimi ironizon Oguzin, duke e bërë atë të ndihet mjaft i dobët para Aliut dhe Ejlulit. Më pas Esma shkon në spital me një pacient të sajin, pasi ky i fundit kishte konsumuar fruta artificiale. Esma nuk e lejon Samin që të merret me operacionin, por ajo nevrikoset kur Bahari bëhet doktoresha e saj.

Ndërkohë operacioni i Musas përfundon me sukses. Ejluli nga gëzimi për Musan, afrohet dhe puth Aliun në faqe si shenjë falënderimi. Kur Ejluli shkon tek Fatime për t’i dhënë lajmin e gëzueshmëm për Musan, e gjen atë të vdekur, ku në duar mbante një foto të Musas. Ali menjëherë mbështet Ejlulin për vdekjen e Fatimes, pasi ajo u mërzit shumë.Musa e merr vesh të vërtetën dhe hidhërohet nga vdekja e Fatimes.

Sederi, i ati i Fatimes pasi merr vesh për vdekjen e vajzës, futet në spital me një armë në dorë. Nga ana tjetër, Zijanuri fton për darkë Aliun, por ky i fundit e kupton që është një kurth i ngritur për të, pasi tek darka do jetë edhe Bahari. Aliun dhe Ejlulin i zë shiu jashtë dhe qëndrojnë duke u lagur qëllimisht. Sederi qëllon me armë Zijanurin. Ejlul dhe Aliu puthen në shi, por ajo pendohet pas puthjes dhe ikën. Disa persona gjejnë Sederi që po largohen nga moment kur qëllon Zijanurin dhe e aksidentojnë atë. Gjithashtu ata gjejnë edhe Zijanurin, i cili ishte i plagosur rëndë.

Ejlul bën sikur nuk i intereson puthja që shkëmbeu me Aliun. Ky i fundit merr përsipër operacionin e Serderin, pa ditur se ai i ka qëlluar të atin. Më pas, Ali shikon Zijanurin që vdes në korridorin e spitalit dhe kupton se ishte Sederi, ai që e qëlloi atë. Selimi e rikthen në jetë Zijanurin, ndërsa Ali i shpëton jetën Sederit.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top