Connect with us

Erdhi koha që edhe ne shqiptarët do të fillojmë të marrim frymë lirisht

Kuriozitete

Erdhi koha që edhe ne shqiptarët do të fillojmë të marrim frymë lirisht

Erdhi koha që edhe ne shqiptarët do të fillojmë të marrim frymë lirisht

Nga Spartak Ngjela

Ajo që pritej filloi:

FBI filloi dje dhe vazhdon edhe sot e më tej hetimin në Shqipëri për vetingun dhe për krimin në të katër rrafshet:

në organet e drejtësisë, në administratën e lartë shtetërore, në treg dhe në rrugë.

Janë rreth 200 ekspertë të FBI-së deri tani dhe numri do të dyfishohet, të angazhuar në një hetim me spektër të gjerë të kriminalitetit në Shqipëri.

Në fakt kjo është tabloja e egër që iu ka marrë frymën shqiptarëve në mbi 20 vjet dhe i ka zhytur këta në një varfëri ekstreme.

Dhe jo vetëm kaq: është pikërisht ky krim i katërfishtë – në drejtësi, në administratën shtetërore, në treg në funksion të klientelës së lidhur me qeveritë e korruptuara, dhe, në krimin e rrugës, si lidhje me pushtetarë të veçantë për të trembur biznesin – të cilit tani po i vjen fundi, por që ka detyruar dy milionë shqiptarë të lënë atdheun e tyre në 25 vjet.

Abuzimi që ka ushtruar sistematikisht korrupsioni i Prokurorisë, e ka bërë krimin e rrugës një dominante të jetës në qytetet e mëdhenj.

Në to sundon vrasja, frika e gjobat që këta i vendosin bizneseve sepse mbrohen nga politika e lartë dhe organet e drejtësisë.

Por hetimi do të jetë me spektër shumë të gjerë.

Erdhi më në fund koha që edhe ne shqiptarët do të fillojmë të marrim frymë lirisht në atdheun tonë.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top