Connect with us

Erion Veliaj ‘nxjerr’ Ermal Mamaqin me policë nga Bashkia e Tiranës? Çfarë ndodhi sot…?!

Kuriozitete

Erion Veliaj ‘nxjerr’ Ermal Mamaqin me policë nga Bashkia e Tiranës? Çfarë ndodhi sot…?!

A është prishur marrëdhënie mes aktorit dhe prezantuesit Ermal Mamaqi dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj?

Kjo është pyetja e parë që të vjen në mendje kur shikoni këto fotografi të shkëputara nga një video, e cila ka nisur të qarkullojë në rrjetet sociale gjatë pasdites së sotme.

Në këto foto shikohet që moderatori i emisionit të njohur, “Xing me Ermalin”, i cili shfaqet në sallën e parlamentit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, i ulur pikërisht në vendin ku ulet kryetari i Bashkisë gjatë mbledhjeve, madje kishte marrë edhe shiritin ceremonial të këtij të fundit.

Ermali shfaqet duke mbajtur një fjalim dhe përballë ka nuk dihet se kë, ndoshta edhe sallën bosh. Por ky monolog i aktorit të njohur të humorit duket se nuk ka zgjatur shumë, pasi më pas në sallë ka mbërritur kryetari Bashkisë, Erion Veliaj, të cili duket se nuk i ka pëlqyer fakti që Ermali i ka marrë vendin dhe ka thirrur policët bashkiakë për ta nxjerrë moderatorin nga salla…

Sigurisht që e gjitha kjo duket të jetë një shaka, një inskenim i Ermalit, i cili ndoshta po përgatit ndonjë skenar interesant për festat e fundvitit, ku mes personazheve, përveç reperit Noizyt dhe grupit OTR, mund të jetë edhe kryetari i Bashkisë… Por për këtë duhet të presim deri sa të zbulohet gjithçka.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top