Connect with us

Eurodeputetët kërkojnë të ndalet zhvendosja e orës

Kuriozitete

Eurodeputetët kërkojnë të ndalet zhvendosja e orës

Eurodeputetët kërkojnë të ndalet zhvendosja e orës

Një grup prej 70 deputetësh të Parlamentit Evropian është zotuar se të heqin direktivën e ndryshimit të orës që ndodh dy herë në vit, sepse siç thuhet, ka një evidencë në rritje të ndikimit negativ të kësaj praktike.

“Hulumtimet shkencore kanë treguar se 20 për qind e popullsisë vuajnë nga probleme shëndetësore për shkak të ndryshimit të orës”, tha Pavel Svoboda, deputet çek i PPE-së, i cili kryeson grup punues prej 70 parlamentarësh të mbledhur rreth kësaj iniciative.

Fundjavën e ardhshme ndërrohet ora, ku akrepat do të zhvendosen 60 minuta pas.

Një gjë e tillë ndodh dy herë në vit, në javën e fundit të tetorit, dhe javën e fundit të marsit.

Llogaritja dimërore e kohës fillon fundjavën e fundit të tetorit dhe zgjat deri në fundjavën e fundit në mars kur fillon llogaritja verore e kohës.

Që prej vitit 1981 u vendos ligji që përfshin të gjithë Europën, që në të gjitha shtetet e saj, në këtë ditë, akrepat e orës të lëvizin 60 minuta përpara, çka do të thotë një orë gjumë më pak, ose një orë gjumë më shumë, në varësi të muajit kur ndyshon.

Norma europiane përcakton në mënyrë të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon një ore pas./a.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top