Connect with us

Fjalët prekëse të Bjordit për Adelën: Faleminderit zemër, për çdo gjë dhe më fal

Kuriozitete

Fjalët prekëse të Bjordit për Adelën: Faleminderit zemër, për çdo gjë dhe më fal

Fjalët prekëse të Bjordit për Adelën: Faleminderit zemër, për çdo gjë dhe më fal

Pas ndarjes nga jeta në mënyrë të parakohshme të Adelajdes, vajza e Big Brother e cila theu një mentalitet me paragjykime, Bjordi, djali i cili nisi historinë e dashurisë me të në Big brother, sot pas ndarjes së saj nga jeta, ka disa fjalë për të shprehur.

“Je personi më i fortë që kam njohur… Linde në një botë shumë të egër Adela, një botë që gjithsesi ka humbur çdo betejë kundër teje, sepse nuk e dinte kë kishte përballë”, shkruan Bjordi në postimin e tij publikuar në Facebook.

Postimi i plotë i Bjordit:

"Ti e di se sa te veshtire e kam kete pjese, sepse jam natyre cinike, dhe jam e tille pikerisht per te mos u perballur me momente si ky. Ti e di qe nuk me pelqen te flas publikisht, sidomos kur behet fjale per cfar ndjej, por ne fund te fundit kur filluam aventuren tone sebashku e kemi bere perball te gjithve ndaj dhe per kete arsye perball te gjitheve me duhet te them se cfar ndjej.

Dhe pse kunder natyres time po i shkruaj kto fjale per ty, per respekt te te gjithe atyre qe te kan dashur, te gjith atyre qe nuk ngopeshin me ty, sepse ju fute aq thell ne zemer sa asnjeri me pare nuk e ka bere. Ne kto momente nuk di cfare te mendoj e nga tja nis, koka me mbushet me kujtime dhe syte me lot.

Adel me vjen shume inat. Me vjen inat sepse je personi me I fort qe kam njohur.

Nuk e kam kuptuar kurre se ku e gjeje forcen te perballoje cfar ke perballuar gjate gjithe jetes tende.Me vjen inat sepse ke luftuar, gjithmone, dhe kjo jo ne menyre figurative, ti ke luftuar vertet per cdo gje qe arrite ne jete dhe sikur mos te mjaftonte, arrite te frymezoje nje gjenerate te tere me forcen tende.

Linde ne nje bote shume te vogel per ty dhe luftove aq shume per te zgjeruar kufijte e botes tende sa asnjeri tjeter qe kam njohur. Kur kuptove qe kjonuk mjaftonte fillove te luftoje per te ndyshuar veten tende dhe pak veta jane kaq te zgjuar dhe te guximshem per ta bere kte.

Linde ne nje bote shume te eger Adela, nje bote qe gjithsesi ka humbur cdo beteje kunder teje, sepse nuk e dinte ke kishte perballe.

Kjo bote nuk e dinte qe Adela nuk ka frike nga asgje, por kesaj rradhe nuk kishe se si te fitoje Adel, sepse u luajt jashte rregullave, dhe ishte e vetmja menyre per te te mundur.

Adel nuk jam i mire me fjalet dhe ti e di se sa pak natyre spirituale jam, do te doja te kisha thene shume me shume, por me beso kur te them qe dhe kaq paska qene tmerresisht e veshtire.

Faleminderit Zemer, per cdo gje dhe me fal, per cdo gje."

Adelajda u nda nga jeta mëngjesin e sotëm si pasojë e një ataku në zemër.

Vdekja e saj e papritur preu në mes shumë ëndrra dhe projekte që së shpejti do të shfaqeshin në televizion./a.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top