Connect with us

Foshnja e kësaj modele të fitnesit ka mahnitur infermieret

Kuriozitete

Foshnja e kësaj modele të fitnesit ka mahnitur infermieret

Trajnerja e fitnesit dhe modelja Chontel Duncan nga Brisbane, Queensland, Australi ka lindur një djalë, i cili po mahnitë infermieret.

Chontel Duncan u bë hit në rrjetet sociale ku edhe pse shtatzënë, për shkak të ushtrimeve të vazhdueshme, ajo arriti që të ketë një formë të përkryer të trupit.

Dhe të premten, ajo i dha jetë një foshnje djalë, të cilin e emëroi Jeremiah, transmeton Gazeta Express.

“Vogëlushi i shëndetshëm, që nuk ka asnjë problem shëndetësor, është shumë i fuqishëm sa që ka mahnitur stafin këtu me fuqinë e tij në krahë dhe qafë”, shkroi Duncan në Instagram afër fotografisë me të porsalindurin e saj.

Sipas Duncan, vogëlushi ka mahnitur infermieret me fuqinë e tij, fuqi kjo e cila mund t’i ketë ardhur si pasojë e ushtrimeve të Duncan gjatë shtatzënisë.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top