Connect with us

Foshnja e lindur me gjysmë zemre shpëton mrekullisht pas operacionit

Kuriozitete

Foshnja e lindur me gjysmë zemre shpëton mrekullisht pas operacionit

Kjo foshnje e lindur vetëm me gjysmë zemre shpëtoi mrekullisht pas një operacioni të hapur në zemër vetëm 4 ditë pasi u lind.

Reggie Aslin nga Leeds, Angli, u lind me një gjendje të rrallë shëndetësore të quajtur ‘sindromi hipoplastik i zemrës’, ku zemra e formuar jo mirë nuk është në gjendje që të ofrojë rrjedhje adekuate të gjakut nëpër trup.

Me këtë gjendje, në mënyrë që Reggie të kishte jetë, iu nënshtrua një operacioni të hapur në zemër vetëm katër ditë pas lindjes duke ia mundësuar që gjaku të rrjedhë në mënyrë më efektive, transmeton Gazeta Express.

Prindërit e tij, Lee dhe Michelle Alsin, 35 dhe 34 vjeç – të cilët kishin provuar të bënin fëmijë që 6 vjet – u pikëlluan kur mësuan për gjendjen e foshnjës gjatë një skanimi të bërë në javën e 20 të shtatzënisë.

Doktorët iu thanë atyre se foshnja nuk kishte më shumë se 50% shanse të mbijetojë. Por, prindërit vendosën që mos ta abortonin atë.

Djali u lind më 1 shtator përmes prerjes Cezariane dhe vetëm pas 4 dite jetë, ai iu nënshtrua operacionit të hapur në zemër – operacion ky që ia shpëtoi jetën dhe bëri që gjaku të rridhte normalisht.

Fotografitë e publikuara nga prindërit, shfaqin foshnjën e qepur në gjoks.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top