Connect with us

Fshatarët nxjerrin nga goja e pitonit pesë metra të gjatë, dhinë që e kishte gëlltitur të tërën (Foto/Video, +18)

Kuriozitete

Fshatarët nxjerrin nga goja e pitonit pesë metra të gjatë, dhinë që e kishte gëlltitur të tërën (Foto/Video, +18)

Videoja e publikuar më poshtë rekomandohet të shikohet për personat që kanë lukthin e fortë dhe mund t’i rezistojnë pamjeve të rënda, ku shihen një grup burrash duke e nxjerr një dhi nga barku i pitonit pesë metra të gjatë.

Një grup burrash në fshatin Jaitpur në Indi, kishin vërejtur një gjarpër gjigant me bark të fryrë dhe dyshonin se ka mundur ta gëlltis për së gjalli ndonjë kafshë të tyre, transmeton Telegrafi.

Dhe kështu menjëherë reaguan, duke tentuar ta shpëtojnë dhinë që e kishte gëlltitur të tërën, por që fatkeqësisht kishte ngordhur në bark.

Edhe pse e kishte barkun e fryrë nga gëlltitja e dhisë, gjarpri mezi lëvizte, por prapë se prapë kjo nuk paraqiti përparësi për fshatarët që u deshën disa orë që t’ia nxjerrin nga barku dhinë.

Raëat Tiëari, ekspert i gjarpërinjve ka deklaruar se janë munduar ta shpëtojnë dhinë, por kur e nxorën nga barku e kuptuan se ajo tashmë kishte ngordhur.

Pasi e kishin kryer punën e tyre, fshatarët e kanë liruar pitonin. /Telegrafi/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top