Connect with us

Futbollisti i Manchester United… shtatzënë (FOTO)

Sport

Futbollisti i Manchester United… shtatzënë (FOTO)

Manchester United publikoi një fotografi të uniformës së sezonit të ri dhe si model përdori armenin Henrikh Mkhitaryan.

Por, kjo foto u bë tabelë qitjeje e talljeve të tifozëve, pasi në të duket qartë barku paksa i fryrë i mesfushorit, i cili duket se e ka ekzagjeruar me ushqimin gjatë pushimeve.

Ja disa nga mesazhet që bënë që “Djajtë e Kuq” ta fshinin postimin:

“Manchester United është i lumtur të njoftojë se armeni Henrikh Mkhitaryan po pret binjakë”.

“Henrikh Mkhitaryan duhet të stërvitet shumë pasi u paraqit tre muajsh shtatzënë pas pushimeve”.

“Manchester United do të prezantojë Lukakun sapo ta lindë armeni Mkhitaryan”, transmeton “Top Channel”.

“Manchester United duhet të huazojë një lojtar krahu kur Mkhitaryan të marrë lejen e lindjes”.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Sport

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top