Connect with us

“Gabim që s’përdhunuam gruan”, zbardhet biseda mes dy “skifterëve” shqiptarë

Kuriozitete

“Gabim që s’përdhunuam gruan”, zbardhet biseda mes dy “skifterëve” shqiptarë

“Gabim që s’përdhunuam gruan”, zbardhet biseda mes dy “skifterëve” shqiptarë

Të tjera detaje janë zbuluar nga hetimi mbi “bandën e pyjeve” në Itali të cilët kryenin grabitje në zonën e Genovas.

Shqiptarët pjesë e kësaj bande, Spartak Cakoni 25 vjeç dhe Arti Ndreka 37 vjeç janë arrestuar në prill të këtij viti, ndërsa policia italiane ka bërë publike bisedën e tyre në Facebook, pas grabitjes së kryer në 14 prill në një banesë në Serra Ricco në Genova.

Në duar mbanin shufra hekuri, ndërsa vetë ishin të maskuar, për të mos u njohur nga viktimat, me të cilët talleshin me sjelljen e tyre.

"Ishin si qengja. Nuk flisnin. Ishin të terrorizuar nga frika. Bëmë gabim që nuk përdhunuam gruan. Ajo bashkë me të dashurin nuk do kishin kundërshtuar", ka shkruar në Facebook kreu i kësaj bande, Arti Ndrea.

Siç shkruajnë mediat vendase, fatmirësisht gjithçka ishte një bisedë ëndërrimtare mes dy "skifterëve" shqiptarë të cilët hipotetizonin se çfarë do të ndodhte me viktimat. Sipas autoriteteve italiane, shqiptarët nuk ishin vetëm hajdutë profesionistë, por mendonin edhe dhunën.

Dy anëtarët e bandës dyshohet se janë autorë të rreth 13 grabitjeve të kryera mes Mignanego, Sierra Rico, Balzaneto e Sampierdarena, në zona pyjore në Genov, prej të cilës ka marrë edhe emrin banda.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top