Connect with us

Gjenden dy granata në oborrin e një banese, shpërthen njëra prej tyre

Kuriozitete

Gjenden dy granata në oborrin e një banese, shpërthen njëra prej tyre

Gjenden dy granata në oborrin e një banese, shpërthen njëra prej tyre

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje, në oborrin e së cilës janë hedhur dy granata.

Ngjarja është regjistruar në një shtëpi në Urën Vajgurore, ku njëra prej granatave ka shpërthyer, ndërsa tjetra u çaktivizua.

Për fat të mirë, nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale dhe nuk u regjistruan të lënduar në njerëz. Granatat mësohet se janë gjetur në oborrin e banesë së shtetasit, Krenar. H, në fshatin Drenovicë, të Urës Vajgurore.

“Nga shpërthimi i granatë së parë, ka pasur dëmtime në muret e jashtme të banesës së familjes”, sqaron policia.

Pronari i banesës Krenar H., ka deklaruar në polici se nuk ka konflikte me asnjë person. Policia lokale tha se ka nisur një hetim për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar autorët. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top