Connect with us

Gjesi i këtij bariu nga Gramshi do ju prekë të gjithëve

Kuriozitete

Gjesi i këtij bariu nga Gramshi do ju prekë të gjithëve

Pëllumb Taragjini është një bari nga qyteti i Gramshit, i cili i ka prekur të gjithë me gjestin e tij që është për t’u marrë shembull.

Ndërkohë që lë bagëtinë e tij të kullosin në bar, ai shkon e pastron të gjitha mbeturinat e lëna të vizitorëve në liqenin e Dushkut.

Pëlumbi i merr këto mbeturina dhe i gropos në një vend larg liqenit vetëm e vetëm duke u munduar sadopak të mbajë pastër një nga bukuritë më mahnitëse të qytetit të vogël të Gramshit.

Liqeni ndodhet 1150 m mbi nivelin e detit në afërsi të fshatit Lenie dhe shquhet për zambakët e mëdhenj të ujit.

Vitet e fundit ka qenë një nga destinacionet kryesore turistike krahas mrekullive të tjera natyrore që ndodhen në Gramsh. Dyndja e turistëve duket se po nxjerr në pah një tjetër problem në perlën e pa zbuluar të Shqipërisë; atë të ndotjes së ambientit si kudo në pikat turistike në mbarë vendin. Sëmundje e pashëruar e shqiptarëve.

Por me aktin e tij ky bari ka tërhequr vëmendjen e gjithë qytetarëve të Gramshit e më gjerë. Ata e kanë përshëndetur dhe po përcjellin mesazhe të forta sensibilizimi në rrjetet sociale për të mbrojtur pasuritë turistike të këtij qyteti

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top