Connect with us

Goditet banda e trafikut të kokainës, arrestohen 12 shqiptarë

Kuriozitete

Goditet banda e trafikut të kokainës, arrestohen 12 shqiptarë

Goditet banda e trafikut të kokainës, arrestohen 12 shqiptarë

Dymbëshjetë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane, të akuzuar se janë pjesë e një grupi që trafikonte drogë.

Pas disa muaj hetimesh, Prokuroria e Breshias ka lëshuar 20 urdhër–arreste.

Deri në këto momente janë arrestuar 16 persona, ku në bazë të hetimeve ka rezultuar se grupi ushtronte veprimtari të paligjshme të trafikut të kokainës dhe kanabisit, kryesisht nga Holanda dhe Shqipëria.

Të arrestuarit kishin role të ndryshme, si tregëtarët me shumicë, agjentë, korrierë të cilit prej kohësh ishin pjesë e këtij rrjeti.

Nga hetimet po ashtu mësohet se fillimisht u konstatua të ishin dy kanale drogë, ajo e llojit kokainë që vinte nga Hollanda.

Sa i përket marihuanës, ajo transportohej nga Shqipëria përmes rrugëve detare, të cilët filluan me anijet inflatable për të mbërritur në Kalabri nga ku korrierët më pas e dërguan në veri të Italisë.

Dhe pikërisht këtu, në jug të Durrësit, karabinierët kanë konfiskuar edhe ngarkesa të tjera. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top