Connect with us

GOMONIA E NISUR NGA HIMARA, KISHTE 2 TON DROGË. PLAGOSET NJËRI NGA SKAFISTËT

Kuriozitete

GOMONIA E NISUR NGA HIMARA, KISHTE 2 TON DROGË. PLAGOSET NJËRI NGA SKAFISTËT

GOMONIA E NISUR NGA HIMARA, KISHTE 2 TON DROGË. PLAGOSET NJËRI NGA SKAFISTËT

Njëri nga skafistët i cili ndodhej në gomonen e bllokuar pasditen e së shtunës nga policia greke dhe që dyshohet se ishte nisur nga brigjet e Himatrës, ka mbetur i plagosur.

Ndërsa dalin detaje të reja nga operacioni policor, rezulton të jenë sekuestruar rreth 2 ton kanabis sativa.

Mediat greke transmetojën se mjeti lundryues është nisur nga Himara dhe kishte si destinacion Greqinë dhe më tej Italinë. Operacioni u nis në sajë të hetimeve që zgjasnin prej disa javësh, ndërkohë që mbrëmjen e djeshme operacioni vijoi me kontrollin në disa banesa të Notia Proastia, ku konfirmohen gjashtë të arrestuar, mes tyre katër shqiotarë,

Kujtojmë se gomonia u pikas në ujërat e Korfuzit dhe u kap pranë ishullit të Tzia në Athinë, pas afro 24 orësh ndjekje.

Aktualisht operacioni është në vijim, ndërsa gomonia po transportohet drejt Pireut. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top