Connect with us

Gomonia me 1.6 ton kanabis e kapur në Greqi, mediat greke: Lidhet me Habilajt

Kuriozitete

Gomonia me 1.6 ton kanabis e kapur në Greqi, mediat greke: Lidhet me Habilajt

Gomonia me 1.6 ton kanabis e kapur në Greqi, mediat greke: Lidhet me Habilajt

Mediat greke kanë shkruar lidhur me sasinë e drogës prej 1.6 ton kanabis të kapur në Greqi të shtunën e 25 nëntorit. Referuar burimeve nga hetuesit, mediat shkruajnë se lënda narkotike kishte lidhje me bandën e Habiljave. "Kathimerini" shkruan se banda ka trafikuar sasi të mëdha droge nga Shqipëria drejt Italisë.

Sipas gazetës, destinacioni përfundimtar i 1.6 ton kanabisit ishte Turqia, prej nga do të merrej në këmbim një sasi e madhe heroine. "Transalpini" ishte planifikuar të bëhej më herët po u pezullua për shkak të zhvillimeve në çështjen Habilaj, pretendon Kathimerini.

Sipas gazetës greke, grupi që u kap të shtunën dhe të dielën kishte bërë edhe dy tentativa të tjera për të transportuar sasi të mëdha droge. E para ishte një ngarkesë prej 1,5 ton kanabis për Itali. Atëherë ishin arrestuar 2 grekë dhe 5 shqiptarë.

Në të dytën, ishte kapur një sasi prej 2,3 ton kanabis dhe ishin arrestuar një shtetas italian, 63 vjeç dhe një shqiptar, 24 vjeç. Të dy operacionet ishin zhvilluar në bashkëpunim me Guardia di Finanza.

Në të dy këto raste, ashtu si dhe të shtunën, mjetet e transportit i përkisnin një biznesmeni grek që u arrestua të dielën në vazhdën e operacionit që pasoi kapjen e gomones me 1,6 ton kanabis.

11 të arrestuarit gjatë të shtunës e të dielës kanë kërkuar t'u jepet një afat para se të paraqiten në hetuesi. Kështu, ata do të fillojnë të paraqiten me radhë nga e mërkura, të enjten dhe të premten.

Operacioni për kapjen e gomones me drogë u zhvillua dy ditë më parë, ndërkohë që gjatë ndjekjes trafikantët kishin hedhur në det paketa me drogë, armë dhe sende të tjera që mund të shërbenin si prova rënduese.

Policia greke e ka cilësuar operacionin si asgjësim të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës, duke thënë se kishte informacionin e plotë për një gomone e cila u nis prej Greqisë për të marrë lëndën narkotike në Shqipëri.

Krahas anijeve të policisë bregdetare për kapjen e saj u mobilizuan helikopterë të agjencisë evropiane Frontex, si dhe snajperë të forcave speciale. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top