Connect with us

Grabitja dhe dhuna ndaj të moshuarve në Shkallnur, arrestohen 4 persona. Rindërtohet ngjarja

Kuriozitete

Grabitja dhe dhuna ndaj të moshuarve në Shkallnur, arrestohen 4 persona. Rindërtohet ngjarja

Grabitja dhe dhuna ndaj të moshuarve në Shkallnur, arrestohen 4 persona. Rindërtohet ngjarja

Zbardhet ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në Shkallnur të Durrësit, ku një çift bashkëshirtësh të moshuar u grabitën dhe u rrahën egërsisht.

Në një deklaratë për mediat këtë të diel, policia e Durrësit tha se ka arrestuar katër persona, të dyshuar si autorët e ngjarjes, të cilët të maskuar dhunuan fizikisht një çift bashkëshortësh dhe vodhën banesën e tyre në Shkallnur.

Të arrestuarit, të cilët u prangosën gjatë mbrëmjes së djeshme janë Niko Papajorgji 35 vjeç, Marsel Papajorgji 30 vjeç, Julian Qamili 43 vjeç, banues në Durrës dhe Erind Seferkolli 30 vjeç, banues në Korçë.

Ata akuzohen se më 20 nëntor rreth orës 03:00 të mëngjesit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar fizikisht dhe kanë vjedhur banesën e shtetasve Mallq Elezi 77 vjeç dhe Shahe Elezi 69 vjeçe, banues në Shkallnur.

Niko dhe Marsel Papajorgji, vëllezër me njëri-tjetrin, në rolin e nxitësve dhe ndihmësve kanë bërë roje, ndërkohë që në banesë janë futur nga dritarja, Julian Qamili dhe Erind Seferkolli, ekzekutorët, të cilët kanë dhunuar dhe lidhur çiftin.

Në vijim gjatë kontrollit të kryer në banesë kanë gjetur dhe kanë vjedhur 160 mijë lekë të reja, ndërsa më pas autorët janë larguar.

Nga hetimet paraprake është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve.

Kapja dhe ndalimi i tyre është bërë e mundur si rezultat i bashkëpunimit të Policisë Kufitare Kakavijë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

I dëmtuari, Mllaq Elezi ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve ndërsa bashkëshortja e tij Shahe, është jashtë rrezikut për jetën.

Ndaj të arrestuarve materialet i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim. /a.y/noa.al

Grabitja e dhunshme, gruaja: Na thanë “i keni fëmijët në Greqi e Itali, tregoni me të mirë”

“Maskat” lidhin me litar çiftin e moshuar, u marrin paratë që kishin në shtëpi

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top