Connect with us

Gramsh, mbërrijnë turistët në liqenin e mrekullive

Kuriozitete

Gramsh, mbërrijnë turistët në liqenin e mrekullive

Mbërrijnë turistët në liqenin “çudibërës” në Lenie të Gramshit. Bëhet fjalë për “Liqenin e Zi” i cili është i njohur për cilësitë që zotëron për shërimin e sëmundjeve me ujë të ftohtë.

Po afron periudha e pikut të shfrytëzimit të këtij uji. 15 gushti deri 15 shtator qindra, në mos mijëra vetë, vijnë në këtë liqen për të ushtruar terapinë me ujë të ftohtë për shërimin e sëmundjeve. Dhe rezultatet duket se kanë qenë vërtet impresionuese. Aq sa tashmë në këtë liqen po vijnë dhjetëra turistë, transmeton Infoelbasani.al.

Turistët shprehen se, burime të tilla që zotërojnë cilësi të veçanta për shëndetin, kanë hasur në Lurisia, Merano, Montekatini, (Itali) Baden- Baden (Gjermani), Lukon (Francë). Por rasti i Gramshit tejkalon çdo parashikim sipas tyre. Sepse, uji i liqenit të Zi, në Lenie të Gramshit, jo vetëm që përdoret për banjë, por edhe është ujë i shkëlqyer për tu pirë.

Temperaturat e larta të këtyre ditëve dhe moti i nxehtë e kthejnë atë në vendin ideal, jo vetëm për kurim të sëmundjeve, por edhe për frekuentimin e turizmit në këtë trevë.

Punë të jashtëzakonshme në këtë drejtim kanë bërë faqet promovuese në rrjetet sociale. Të tilla janë “Qyteti i Gramshit”, “Eja në Gramsh”, “GramshiNews.al”

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top