Connect with us

Hajdutët hynë në banesën e biznesmenit, i vjedhin kasafortën dhe dy makina

Kuriozitete

Hajdutët hynë në banesën e biznesmenit, i vjedhin kasafortën dhe dy makina

Hajdutët hynë në banesën e biznesmenit, i vjedhin kasafortën dhe dy makina

Banesa e një biznesmeni nga qyteti i Elbasanit ka rënë pre e grabitjes së maskave. Më konkretisht, kasaforta dhe dy makina janë grabitur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:30 deri 5:00, në fshatin Mengel, në banesën e shtetasit Y.S.

Grabitësit kanë hyrë nga dera kryesore duke e hapur me çelës dhe aty brenda kanë marrë kasafortën dhe çelësat e makinave që ishin lënë mbi një tryezë në paradhomë.

Interesant është fakti se në banesë kishte familjarë, por ata nuk kanë dëgjuar asgjë të dyshimtë për të kuptuar se u kishin hyrë hajdutët.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen që sipas saj është menduar mirë deri në detaje, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top